[email protected]

Përmbajtja mashtruese pretendon se kërkohen 100 paketues aparatesh medicinale për punësim

Shkroi: Etrit Rexhepi Është gjetur e publikuar një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi, në mbishkrimin e së cilit pretendohet se është hapur një konkurs pune, ku kërkohen 100 paketues aparatesh medicinale. Vegëza është publikuar (10 maj) nga një faqe në Facebook, me emrin “WK Service”. Por, në vegëzën e paraqitur, pas klikimit, nuk paraqiten […]

Keqpërdoret kampanja për kredi e një banke në Kosovë, si mundësi për të blerë banesë në Gjakovë

Shkroi: Fatbardh Dema U publikua dje (13 maj) një kampanjë për mundësi të blerjes së banesës në Gjakovë përmes kredisë hipotekare. Postimi u publikua në Facebook nga faqja “Kredi personale”. Çka nuk shkon me këtë postim? Hibrid.info ka verifikuar faktet rreth kësaj kampanje, ku është vërtetuar se kjo faqe ka publikuar postimin që paraqet njoftim […]

Mashtrohet përmes postimit “për ndihmë humanitare” lidhur me medikamentin për prostatë

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një postimi në Facebook është pretenduar për ndihmë humanitare për një medikament për trajtimin e prostatës. Llogaria me emrin “Medical Office – EU” ka publikuar më 7 maj një postim në të cilin ka bërë thirrje që njerëzit të marrin një ilaç për trajtim të prostatit. Thirrja është bërë duke thënë […]

Shitet online produkti “U Caps” me pretendimin e rremë se është ilaç që ndihmon në rikthimin e dëgjimit

Shkroi: Fatbardh Dema Është hedhur për shitje online një produkt që mban emrin “U Caps”, me pretendimin se i njëjti është ilaç që ndihmon në rikthimin e dëgjimit. Ky produkt është promovuar nga dy ueb-faqe të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, “al3.diefiltertea.info” dhe “teaequisphere.pro”. Brenda përmbajtjes promovuese gjendet një fotografi e një burri, që […]

Trump nuk është deklaruar rreth ndryshimit të emrit të Kosovës në Dardani, video është e manipuluar

Shkroi: Festim Rizanaj Është publikuar një video-material në TikTok ku shihet ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duke folur. Nëpërmjet kësaj videoje po pretendohet se Trump është deklaruar në favor të ndryshimit të emrit të Kosovës në Dardani. Pas ri-kërkimit të video-materialit të publikuar është gjetur se video-materiali është i manipuluar. Vegëza e video-materialit të publikuar […]

Mashtrohet përmes komentimit arab në videon ku shfaqet fansja shqiptare  

Shkroi: Endrit Berisha Është pretenduar për mënyrën se si ka reaguar një komentator arab pasi ka parë një fanse me flamur kombëtar shqiptar në ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid në Ligën e Kampionëve në mesjavë.  Videoja është publikuar nga llogaria “Vetëmsport24” në TikTok të mërkurën. “Mahnitet komentatori arab” ka shkruar “vetëmsport24”.   Por cila është […]

Me anë të një imazhi të manipuluar, paraqitet rrejshëm përqindja e besimit qytetar në Qeveri

Shkroi: Etrit Rexhepi Me anë të një imazhi është pretenduar se 72% e qytetarëve i besojnë Qeverisë në Kosovë. Ky imazh është publikuar dje (23 prill) në TikTok nga llogaria “albinkurti_kryeminister”. Por, ajo çka është gjetur nga hulumtimi i hibrid.info, është se në imazh është ndërhyrë duke manipuluar shifrën që tregon për përqindjen e shprehur […]

Paraqitet rrejshëm mundësi aplikimi për të moshuarit, për lirim nga pagesa e sigurimit shëndetësor

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet një vegëze të publikuar në formë imazhi është pretenduar se të moshuarit në Kosovë mund të aplikojnë për sigurim shëndetësor falas, duke filluar nga prilli i këtij viti. Vegëzës së publikuar (11 prill) nga një faqe me emrin “Qwe” në Facebook, i është vendosur mbishkrimi “Qeveria e Kosovës ofron sigurim shëndetësor […]