Llogaria në TikTok me emrin “zbardhues” ka publikuar një video-material të shkurtër (7 sekonda) në të cilën paraqitet Elon Musk, themelues i kompanisë SpaceX.
Video-materiali i publikuar në këtë faqe, kuptohet se është manipuluar përmes aplikacioneve për ndërhyrje në video-përmbajtje që njihen si apliakcione deepfake.
Pra, shihet se në këtë video është bërë ndërhyrje në fjalët e Musk, duke pretenduar se gjatë një emisioni, Musk të ketë folur për konkurrentin e Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli.
Përmes kërkimit dhe verifikimit të fakteve, përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se videoja është e vjetër, e gjetur jo më herët se në vitin 2018, pjesë e një emisioni që Musk kishte folur rreth rrezikut nga Inteligjenca Artificiale (IA/AI).
Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “zbardhues”:
Kjo video e publikuar nga llogaria e lartcekur ka arritur të grumbullojë mbi 1 milionë shikime. (shih fotografinë më poshtë)
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e publikuar me datë 12 mars 2018 në Youtube nga kanali “Global News”. (shih këtu)
Analiza:
Llogaria “zbardhues” në TikTok ka publikuar një video-material të rremë me pretendimin se Elon Musk ka folur për konkurrentin e BBVA, Luiz Ejlli, duke thënë se ai ndoshta do të jetë fitues i këtij spektakli televiziv.
Autori i këtij video-materiali ka ndërhyrë në fjalët e Musk, duke pretenduar se ky i fundit ka folur rreth Luiz Ejllit.
Se ky video-material është mashtrues (Deep fake), e vërteton fakti se videoja origjinale e emisionit në të cilin ishte mysafir Musk, është gjetur e publikuar në Youtube me datë 12 mars 2018.
Në fakt, ajo që Musk kishte folur gjatë këtij emisioni, ishte një parashikimi i tiji rreth rrezikut nga inteligjenca artificiale.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë material si “Mashtrim” apo “Deep fake”.
Më poshtë mund ta gjeni kuptimin e Deep fake