info@hibrid.info
Fatmir Limaj nuk ka thënë se është i gatshëm t’i bashkohet PDK-së
shape
shape
shape

Sot (22 qershor) është publikuar një video përmbajtje në me titull “Limaj në PDK?- Kështu përgjigjet: Jam i gatshëm…”.

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate në një intervistë të mbrëmshme (21 qershor) në ATV, është deklaruar mbi mundësinë e bashkimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Por që hibrid.info ka gjetur se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen si dhe lë hapësirë për interpretime.


Vegëzat e artikullit të publikuar në kanalin zyrtar të ATV në Youtube:


Po ashtu nisur nga kjo deklaratë e Limajt, është publikuar artikull me titull ““Jam i gatshëm…”, Limaj tregon nëse do t’i bashkohet PDK-së, ka një kusht”, nga portalet “Veriu.info”, “Demokracia.com”, “Gazeta Express” dhe “Ballkani.info”.


Pjesë nga deklarata e Limaj e marrë nga artikulli i publikuar në mediat e mësipërme:

“Unë jam i gatshëm me u bo bashkë me gjithë ata, me PDK-në, e përtej PDK-së. Me gjithë ata burra e gra që janë të shqetësuar me situatën e krijuar në vend. E kemi borxh dhe obligim. Më shumë se kurrë kemi një bashkëpunim të madh, e aq më tepër ata që mendojnë me u konë kryeministra. Sepse Albini është kryeministër, sistemet parlamentare kanë kryeministrin dhe atë në ardhje”

“Nëse s’e ka një alternativë, pse me ndërru, kështu që në emër të kësaj, përgjegjësia jetike e historike është për një bashkim. Po jam i gatshëm me u bashku forcat politike, individët, edhe me PDK, përtej PDK-së. Me kriju një opozitë, ama me një koncept të qartë. Për me ndalë dëmin po dhe çka po ofrojmë. Në këtë drejtim jam i hapur”


Përderisa titulli i artikullit lë hapësirë për interpretim të deklaratës së Limaj, si gatishmëri e tij për t’i u bashkuar PDK-së, në deklaratën e marrë nga artikulli shihet se kryetari i Nismës Socialdemokrate ka shprehur gatishmëri për bashkim me të gjitha forcat politike rreth krijimit të një alternative opozitare, pa specifikuar nëse ai do t’i bashkohet apo do të anëtarësohet në PDK.

Po ashtu për të vërtetuar edhe më shumë se Limaj flet për bashkim opozitar, shihet se në video-materialin e publikuar në Youtube, nga edhe është marrë deklarata, Limajt i bëhet pyetje (nga minuta 02:12) se a është diskutuar se si do të ndodhë bashkimi opozitar i proklamuar nga Limaj, të cilën ai e shpjegon edhe më tutje. Nga të ftuarit gjithashtu përmendet rasti i koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) për të ilustruar me shembull idenë e Limajt.


Analiza:

Është publikuar një video-material në Youtube nga televizioni ATV me titull që lë të nënkuptohet se Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate është i gatshëm t’i bashkohet PDK-së.

Pas hulumtimit, hibrid.info ka vërtetuar se Limaj ka shprehur gatishmëri për bashkim opozitar me të gjitha partitë politike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »