Portali i dyshimtë “televizioni-24.com” ka publikuar sot (1 shkurt) një artikull me titull “Sulmuesi i Milanit refuzon Partizanin: Nuk dua të vij në Tiranë”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia e këtij artikulli nuk korrespodon me përmbajtjen.
Në përmbajtje gjendet lajmi për futbollistin serb të Milan-it, Marko Lazetiq, i cili ka refuzuar që t’i bashkohet nw formw huazimi skuadrës Partizani nga Tirana.
Mirëpo, në fotografi gjendet futbollisti italian, Pietro Pellegri, i cili ishte pjesë e Milan-it, ndërsa aktualisht është pjesë e skuadrës së Torino-s.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “televizioni-24.com”:
Ky artikull me fotografi jo adekuate është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqja “Albania Team”, e cila numëron mbi 150 mijë ndjekës. (shih këtu)
Në përmbajtje të artikullit, citohet mediumi në gjuhën serbe “Informer.rs”, i cili kishte raportuar për refuzimin e Lazetiqit që t’i bashkohet skuadrës shqiptare, Partizani. (shih këtu)
Se në imazhin e përdorur nga “televizioni-24.com” është Pellegri e jo Lazetiqi, siç pretendohet, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar nga mediumet italiane në lidhje me futbollistin italian, ku është përdorur fotografia e njejtë. (shih këtu dhe këtu)
Analiza:
Portali i dyshimtë “televizioni-24.com” ka publikuar një artikull lidhur me futbollistin serb të Milan-it, Marko Lazetiq, i cili ka refuzuar të transferohet te skuadra shqiptare Partizani.
Mirëpo, portali i dyshimtë në këtë artikull duket se ka vendosur gabimisht imazhin e ish-futbollistit italian të Milan-it, Pietro Pellegri.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.