info@hibrid.info
Fotografia nuk paraqet moment takimi mes Thaçit dhe Radojçiqit
shape
shape
shape

Llogaria në median sociale “TikTok” me emrin “fatmir764” ka publikuar një video-material me mbishkrimin përmes së cilit pretendohet se zyrtarët e PDK-së, saktësisht ish-kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, ishte takuar me nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiq, i sanksionuari nga SHBA-të, njëkohësisht i kërkuar edhe nga drejtësia e Kosovës.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia e përdorur në video-material nuk tregon pamje të takimit të Thaçit me Radojçiqin.

Në fakt, imazhi i paraqitur në këtë video-material shfaqë një pamje ku paraqiten ish-presidenti Thaçi me deputetin komunitetit goran në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha.


Vegëza e video-materialit të publikuar në “TikTok” nga llogaria “fatmir764”:


Ky video-material i publikuar dje (27 prill), deri tani ka grumbulluar mbi 12 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin në gjuhën serbe “kurir.rs”, ku bëhet e qartë se në fotografi shihen ish presidenti Hashim Thaçi me deputetin, Adem Hoxha. (shih këtu)

E njëjta fotografi është gjetur e publikuar edhe në këtë artikull të “botasot.info”. (shih këtu)


Dallimet mes Radojçiq dhe Hoxha


Analiza:

Llogaria në TikTok me emrin “fatmir764” ka publikuar një video-material që tregon një fotografi të ish presidentit Hashim Thaçi me deputetin Adem Hoxha

Mirëpo, kjo llogari ka pretenduar rrejshëm se në fotografi paraqitet moment i takimit të Thaçit me Milan Radojçiq.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »