info@hibrid.info
Gabim në fotografinë e publikuar nga Presidenca
shape
shape
shape

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një cicërim në twitter sot nëpërmjet së cilës ka bërë të ditur se të mërkurën do t’i adresohet Parlamentit Evropian.

Në cicërimën që presidentja e shtetit e ka bërë në llogarinë zyrtare në “twitter”, përkundër faktit që ka etiketuar llogarinë e parlamentit evropian, ajo ka vendosur gabimisht fotografinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Vegeza e cicërimës së presidentes Osmani:

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1668515439779905537?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1668515439779905537%7Ctwgr%5Ec333e90bfb1394a27a4db9f860c2ee3bde2e4be2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpresidenca-ia-huq-me-fotografine-e-parlamentit-evropian-nje-dite-para-adresimit-te-osmanit%2F

Pjesë të cicërimës së Presidentes Osmani:

“Nesër kam nderin t’i drejtohem Parlamentit Evropian. Në emër të popullit të Kosovës, do të përçoj mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit që nga ditët tona më të zeza, e deri më sot, tani si vend i shpresës dhe demokracisë me një shpirt të gjallë, rinor dhe të qëndrueshëm”.


Pas një hulumtimit të bërë nëpërmjet makinave të kërkimit është gjetur se fotografia e publikuar nga presidentja i takon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. (këtu)

Për më tepër, në bazë të kërkimeve të bëra në motorin e kërkimit Google është gjetur fotografia me pamjen se si duket Parlamenti Evropian. (këtu)


Analiza:

Faktet tregojnë se Presidentja në cicërimën njoftuese në twitter për një adresim në Parlamentin Evropian ka publikuar gabimisht fotografi të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë e vlerëson si “gabim”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »