Ipeshkvia e Rashkës e Prizrenit në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), ka publikuar të hënën (14 shkurt) një reagim mbi një dëmtim të disa objekteve fetare ortodokse serbe në Kosovë, duke pretenduar t’i paraqes si veprime me karakter etnik e fetar.
Në këtë reagim të publikuar në ueb-faqen e tyre, ky institucion fetar serb, i ka bërë këto pretendime duke mos i bazuar në ndonjë fakt.
Reagim me pretendim të ngjashëm ka bërë edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Në reagimin e këtij institucioni serb, ndër të tjera, synohet që këto sulmeve tu jepet karakter fetar dhe etnik.
Pjesë të reagimit të Ipeshkvisë së Rashkës e Prizrenit të përkthyera në shqip:
Ipeshkvia e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe u bën thirrje autoriteteve kompetente policore që të hetojnë këto raste të fundit dhe t’i nxjerrin autorët para drejtësisë, si dhe u bën thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të ndikojnë në institucionet e Kosovës, pasi shumë nga sulmet janë rezultat i retorikës anti- serbe në qarqet e dhunshme politike dhe intolerancës etnike.
Pjesë të reagimit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë të përkthyera në shqip:
Veprime të tilla anti-civilizuese konfirmojnë pa mëdyshje kërcënimin ndaj trashëgimisë fetare serbe në Kosovë dhe Metohi dhe tregojnë se vala e dhunës fetare është lënë në hije nga deklaratat anti-serbe të politikanëve të Prishtinës, të cilët madje mburren publikisht se nuk do të zbatojnë vendimet e gjykatës për kthimin e pronës në Manastirin e Deçanit.
Vegëzat e reagimit të këtyre dy institucioneve serbe këtu dhe këtu.
Reagimet e këtyre dy institucioneve serbe vjen pas një incidenti të thyerjes dhe vjedhjes së pretenduar të 700 dinarëve (rreth 6 euro) në kishën në Drenovc të komunës së Ranillugut.
I vetmi institucion që ka njoftuar për këtë incident ka qenë Policia e Kosovës (PK), përmes raportit të 24 orëve, të ditës së diel (13 shkurt).
Në këtë raport të Policisë të shpërndarë për media përmes email-it thuhet se, sipas dëshmitarëve, përveç dëmtimit të objektit, ishin vjedhur valuta serbe prej 700 dinarësh (rreth 6 euro), ndërsa rasti është ende nën hetime sipas policisë.
Përveç këtij raporti nga PK-së, nuk ka asnjë burim tjetër zyrtar/kredibil. Pra pretendimi i KOS-it dhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë se këto sulme janë bërë më motive etnike e fetare, nuk ka mbështetje në asnjë fakt.
Shumë media në gjuhën serbe nga Serbia e Kosova, i kanë publikuar këto reagime gjatë të hënës. (shih këtu, këtu dhe këtu)
Pretendime të ngjashme nga këto dy institucione serbe janë bërë edhe më herët, të cilat janë trajtuar nga hibrid.info (shih këtu dhe këtu).
Analiza:
Ipeshkvia e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ngritin pretendim se incidentet e bëra në objektet fetare ortodokse në Kosovë bëhen me motive etnike e fetare. Por, këtë pretendim, këto dy institucione nuk e bazojnë në asnjë faktë.
Bazuar në trajtimin e përmbajtes së reagimit të dy institucioneve, hibrid.info e vlerëson pretendimin e ngritur si “Përmbajtje të pa verifikuar” e rrjedhimisht edhe si “Teori Konspirative”.
Arsyetimi:
Përmbajtje e pa verifikuar – vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.
Teoritë konspirative – vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.