info@hibrid.info
Ish-profesori i Kurtit nuk e thotë se është i zhgënjyer me të
shape
shape
shape

Portali “GazetaBlic.com” ka publikuar një opinion të një qytetari, i cili ka rastisur të jetë ish-profesor i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Në përshkrimin e kësaj video, ky portal ka pretenduar se ish-profesori i Kurtit që quhej Skender Skenderi, është shprehur “i zhgenjyer me të”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ish-profesori në asnjë rast nuk e ka thënë një gjë të tillë.

I pyetur nga gazetarja se “A jeni të kënaqur me qeverisjen e Kurtit”, ai u përgjigj: “Nuk çmoj ato me thanë të drejtën… nuk çmoj se shumë duhet me qenë afër tyre, për t’i çmuar”.

Ish profesori u përgjigj edhe në pyetjen tjetër se “Çfarë nxënësi ishte Albin Kurit”, duke thënë se “Ishte i mirë”.

Pra, në asnjë rast ish-profesori nuk ka thënë se është i zhgënjyer me të parin e Qeverisë, siç pretendon “GazetaBlic.com”.


Vegëza e videos e publikuar në faqen “GazetaBlic” në Facebook:

https://www.facebook.com/watch/?v=662759432178012


Në përgjigjen e tij, ish-profesori përdori fjalën “çmoj”, e cila në fjalorin shqip ka kuptimin “gjykoj për rëndësinë, vlerën e dikujt a të diçkaje”. (shih këtu)


Analiza:

Portali “GazetaBlic.com” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar një video me një opinion të një ish-profesori të Albin Kurtit i cili, i pyetur nëse “është i kënaqur me qeverisjen e Kurtit”, është përgjigjur se “nuk çmoj apo vlerësoj, pasi për ta bërë këtë duhet të jetë afër tyre”.

Mirëpo, ky portal, në përshkrimin e kësaj video ka pretenduar jo saktë se ish-profesori ka thënë se është i zhgënjyer me Kurtin. Siç duket, autori i përshkrimit të videos e ka keqkuptuar opinionin e qytetarit, në këtë rast, ish-profesorit të Kurtit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Translate »