info@hibrid.info
Kërkesa për 40 punëtorë në Gjermani është e vjetër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Promakale.com” ka publikuar dje (10 prill) një artikull me titull “KOMPANIA “FA-NEZIRI” KËRKON 40 PUNËTORË NË GJERMANI, VIZAT E PUNËS I SIGURON KOMPANIA”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky konkurs për punë në Gjermani është i vjetër, i publikuar në maj të vitit 2022. Pra, portali i dyshimtë është munduar që ta paraqesë atë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Promakale.com”:

https://promakale.com/2023/04/10/kompania-fa-neziri-kerkon-40-punetore-ne-gjermani-vizat-e-punes-i-siguron-kompania/?fbclid=IwAR3ja5eAgQeFXbtC_lTBvQTj7aXDI1AnRNfyt5E1viO9w5mwLbKkfDl-3yU

I njëjti artikull është publikuar më 10 prill edhe në median sociale Facebook nga faqja “Post Lajme”, e cila numëron afër 14 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka arritur ta gjejë këtë konkurs pune të publikuar në kohë reale (6 maj 2022) në Facebook nga portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Maqedoni të Veriut “Globi.mk”. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portali i dyshimtë “Promakale.com” ka publikuar një konkurs pune të vjetër (maj 2022) me pretendimin ta paraqesë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »