info@hibrid.info
Koci nuk ka thënë se “javën e ardhshme shkoj në Beograd”
shape
shape
shape

Portali informativ “GazetaBlic.com” ka publikuar sot (15 qershor) një artikull në titullin e së cilit pretendohet se avokati Arianit Koci, ka thënë se  “nëse nuk lirohen policët e kidnapuar, javën e ardhshme shkoj në Beograd dhe ua koordinoj mbrojtjen – falas”.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet statusi i Kocit të cilin e ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, me anë të së cilës ai është shprehur i gatshëm që gjatë javës së ardhme, me autorizim të Qeverisë së Kosovës të shkoj në Beograd dhe në cilësinë e avokatit t’ua koordinoj mbrojtjen.

Pra, Koci nuk është shprehur se “javën e ardhshme shkoj në Beograd”, por është shprehur i gatshëm që ta ndërmarr një veprim të tillë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaBlic.com”:

https://gazetablic.com/avokati-koci-nese-nuk-lirohen-policet-e-kidnapuar-javen-e-ardhshme-shkoj-ne-beograd-dhe-ua-koordinoj-mbrojtjen-falas/


Ky artikull i publikuar në Facebook nga “GazetaBlic.com” ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh nga lexuesit. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur postimin e Kocit në llogarinë e tij në Facebook (këtu), i cili u shpreh i gatshëm që të shkoj në Beograd dhe në cilësinë e avokatit t’ua koordinoj mbrojtjen tre policëve të Kosovës, që pretendohet se u kidnapuan dje (14 qershor) në territorin e Kosovës nga policia e Serbisë.

Statusi i plotë i Kocit në Facebook:

Në rast se policët e kidnapuar nuk lirohen me presion politik, jam i gatshëm që menjëherë javën e ardhshme – me autorizim të qeverisë së Kosovës – të shkoj në Beograd dhe në cilësinë e avokatit t’ua koordinoj mbrojtjen.

Nuk mund t’i lëmë policët tanë vetëm në mëshirën e bashkësisë ndërkombëtare.

Në anën tjetër, dikush duhet t’i vizitoj në qendrën e ndalimit/paraburgimit, kudo që janë.

Punën time do t’a bëj falas!


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli të publikuar nga “GazetaBlic.com” nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »