Mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” ka publikuar dje (5 tetor) një artikull me pretendimin se Beogradi ka arritur ta pengojë që kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës (KiE) të jetë në agjendën e takimit të fundit (5 tetor) të Komitetit të Ministrave në nivel deputetësh në Strasburg.
Këtë pretendim, ky portal informativ e ka bazuar në, siç thuhet nga burime diplomatike.
Mirëpo, këtë pretendim të bërë nga ky medium online, e ka hedhur poshtë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Kreshnik Ahmeti, duke ka thënë se aplikimi i Kosovës nuk ka qenë e paraparë në agjendën e takimit të fundit të Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosovo-online.com”:
Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosovo-online.com” i përkthyer në shqip:
Për momentin, Beogradi ka penguar që kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës të jetë sot në rend dite
Me përpjekje intensive diplomatike, Beogradi ka arritur që kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës të mos jetë në agjendën e takimit të sotëm të Komitetit të Ministrave në nivel deputetësh në Strasburg, raporton RTS.
Serbia, siç mëson Kosova Online nga burime diplomatike, ka kundërshtuar ashpër që kërkesa e Kosovës të jetë në rendin e ditës të takimit të sotëm në Strasburg , sepse kjo do të nënkuptonte se ajo është një shtet i njohur, gjë që nuk është kështu sepse Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së konfirmon integriteti territorial dhe sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën dhe Metohinë si krahinë e saj autonome, dhe 12 anëtarët e KE nuk e njohën pavarësinë e njohur në mënyrë të njëanshme të Kosovës.
Në përgjigje për Radio Kosovën, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se Kosova nuk ka qenë e paraparë në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës, në nivel të ambasadorëve. (shih këtu)
Pretendimi i bërë nga “Kosovo-online.com” nuk përputhet as me deklaratën e shefes së misionit të Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviq, e cila në një intervistë dhënë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) nuk ka thënë se Serbia ka arritur që ta largojë nga agjenda e këtij takimi kërkesën e Kosovës për pranim në KiE por se, sipas saj, kjo mund të ndodhë gjatë takimeve të radhës, e sipas saj Serbia do të mundohet të parandalojë një gjë të tillë. (shih këtu)
Pjesë nga deklarata e Gjuroviqit dhënë për RTS, e përkthyer në shqip:
“Çdo të mërkurë ne mbajmë mbledhje të Komitetit të Ministrave dhe vazhdimisht përballemi me disa njoftime se kjo do të shqyrtohet në një nga mbledhjet e radhës. Ne jemi shumë vigjilentë këtu dhe jemi shumë aktivë në përpjekje për të parandaluar që kjo të ndodhë”, tha Gjuroviq.
Ajo beson se kjo nuk do të ndodhë para datës 19 tetor, kur pritet raporti për respektimin e të drejtave të njeriut në territorin e Kosovës dhe Metohisë, i cili duhet të prezantohet nga Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KE.
“Unë mendoj se deri atëherë nuk do të ketë asnjë përpjekje për ta ngritur atë çështje në formën e futjes së kësaj pike në rend dite. Por në disa takime pas kësaj, sigurisht që do të jemi në një situatë për të parandaluar përpjekje të tilla me aktivitet intensiv diplomatik”, përfundoi Gjuroviq.
Analiza:
Portali në gjuhen serbe “Kosovo-online.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Serbia ka arritur ta largojë nga rendi i ditës kërkesën e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.
Mirëpo, këtë gjë e ka mohuar zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Kreshnik Ahmeti, i cili e quajti dezinformatë të radhës nga Serbia, pasi sipas tij, Kosova nuk ka qenë e paraparë në agjendën e takimit të fundit (5 tetor) të Komitetit të Ministrave në KiE.
Ky pretendim i bërë nga “Kosovo-online.com” nuk përputhet as me deklaratën e shefes së misionit të Serbisë në KiE, Aleksandra Gjuroviq, e cila nuk ka thënë se Serbia ka arritur ta largojë nga agjenda e këtij takimi kërkesën e Kosovës për pranim në KiE, siç paraqitet në këtë medium, por se sipas saj, kjo mund të ndodhë gjatë takimeve të radhës dhe se Serbia do të mundohet të parandalojë një gjë të tillë.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të “Kosovo-online.com” si “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.