Portali i dyshimtë “gazetafikse.info” ka publikuar dje (13 nëntor) një artikull me titull “Gjermania ka nevojë për puntorë edhe në këtë kohë, Ja çfarë ju duhet që të dini”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në vitin 2021.
Në përmbajtje të artikullit sqarohet se atëkohë (2021), përmes një sondazhi, të bërë nga një Fondacion gjerman, me përfaqësuesit e sipërmarrjeve në Gjermani, kishte rezultuar se 54% e sipërmarrjeve do të kenë nevojë për punëtorët e huaj.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetafikse.info”:
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqja “Lajme Fresh24”. (shih këtu)
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (3 shkurt 2021) nga portal informativ në gjuhën shqipe që operon në Austri “albinfo.at”. (shih këtu)
Analiza:
Portali i dyshimtë “gazetafikse.info” ka publikuar më 13 nëntor një artikull të vjetër të vitit 2021, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, kështu duke lënë vend për keqinformim te lexuesit.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.