info@hibrid.info
Lajmi për 170 euro mbështetje financiare, në shpërputhje me kontekstin kohor
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news388media.com” ka publikuar artikullin me titull “Ky është tani direkt vendimi nga Qeveria, do jepen nga 170 euro, 3 muaj për këtë kategori”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, titulli i së cilit rezulton të jetë jo adekuat. Lajmi i paraqitur në artikull është i vjetër, i publikuar në mars të këtij viti, dhe ka të bëjë me vendimin e Ministrisë së Financave që të mundësojë program të trajnimit në punë (on the job training) për personat me aftësi të kufizuara për një periudhë 3-6 muaj, të cilët do të mbështeteshin me 170 euro në muaj.

Ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë këtë lajm të vjetër si aktual, duke i vënë titull jo adekuat.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news388media.com”:

https://news388media.com/co/ky-eshte-tani-direkt-vendimi-nga-qeveria-do-jepen-nga-170-euro-3-muaj-per-kete-kategori/?fbclid=IwAR0hvKI9S2UkViAVcNIf65HieUY-RxnDLeV0D3Sjn71K2ed-xjVJ2HQ1bu0

Ky artikull me titull të pasaktë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron mbi 150 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në kohë reale (25 mars 2022) nga disa media online. (shih këtu dhe këtu)


Lajmin për nënshkrimin e vendimit për mbështetje të personave me aftësi të veçanta, e kishte postuar në Facebook ministri i Financave, Hekuran Murati. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news388media.com” ka publikuar një lajm të vjetër të muajit mars 2022, që kishte të bëjë me vendimin e Ministrisë së Financave që të mundësojë program të trajnimit në punë për personat me aftësi të kufizuar, të cilët do të mbështeteshin me nga 170 euro në muaj.

Ky portal i dyshimtë, është munduar ta paraqesë këtë lajm si aktual, duke i vënë titull të pasaktë “Ky është tani direkt vendimi nga Qeveria, do jepen nga 170 euro, 3 muaj për këtë kategori”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »