Portal informativ i dyshimtë “Banglacontent24.com” dje (4 gusht) ka publikuar artikullin me titull, “LAJMI I FUNDIT – Shikoni bankat sapo dolen 100 euro”. Lajmi ka të bëjë me pagesën prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat.
Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i muajit korrik të këtij viti, kur Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kishte njoftuar për procedimin e pagesës prej 100 eurove, për sektorin privat që e kanë plotësuar kriterin kohor.
Këtë ngjarje të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Banglacontent24.com”:
Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta aktive” më 4 gusht (shih këtu).
Pjesë nga artikulli i publikuar në “Banglacontent24.com”
Sot është procesuar pagesa prej 100 euro për 14,042 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor. Njëkohësisht, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në email edhe vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar (paga mbi 1,000 euro, kanë përfituar njëherë nga masa, aplikime të dyfishta etj.)
Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “Banglacontent24.com” për ndarje të 100 eurove për sektorin privat është lajm i vjetër që është publikuar si aktual. Në bazë të hulumtim të bërë ky artikull vlerësohet si dezinformatë, për shkak se ky portal i dyshimtë një ngjarje të vjetër është munduar ta paraqes si aktuale.
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (23 korrik) nga disa media online në Kosovë. (shih këtu, këtu dhe këtu)
Analiza:
Portali i dyshimtë “Banglacontent24.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit korrik të këtij viti, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.
Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.