info@hibrid.info
Në titull nuk qartësohet se cili shtet paralajmëron mbyllje të sektorit të bukës
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (8 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Alarmante: Rritja e çmimeve të energjisë mund të mbyllë shumë furra buke”.

Por, pas verifikimit të fakteve paraqitura në këtë artikull, të bëra nga hibrid.info, është vërtetuar që në titull nuk qartësohet se në cilin shtet ka ndodh një zhvillim i tillë.

Kjo bëhet e ditur vetëm në përmbajtje, ku thuhet se rritja e çmimeve të energjisë kërcënon të çojë në një valë mbylljesh në sektorin holandez të bukës.

Duke e ditur që ky portal informativ në gjuhën shqipe është i regjistruar në Kosovë (këtu) dhe se shumicën e audiencës e ka nga ky vend (bazuar nga përcjellësit në faqen e tyre në Facebook), përshirë këtu edhe faktin që titulli nuk e qartëson se për cilin shtet bëhet fjalë, lejon që lexuesit të dezinformohen, duke i bërë të aludojnë se bëhet fjalë për Kosovën.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin informativ “Kosova-sot.info”:

Rritja e çmimeve të energjisë kërcënon të çojë në një valë mbylljesh në sektorin holandez të bukës, paralajmëruan sot lobet e industrisë dhe disa biznesmenë thonë se kostot janë rritur deri në dhjetëfish.

Statistikat holandeze tregojnë se inflacioni arriti në 12 për qind në gusht nga rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike prej 151 për qind në bazë vjetore.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/640648/alarmante-rritja-e-cmimeve-te-energjise-mund-te-mbylle-shume-furra-buke/?fbclid=IwAR14eciD7rMd62SbS908KlONvUwzW8CX0EZrh_ZxrVkCXgcv3mCWr_-qZdQ


Analiza

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet po paralajmërohet mbyllje në sektorin e bukës shkaku i ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike.

Portali informativ “Kosova.info” është portal i cili vepron në Kosovë dhe që lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shume lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se zhvillimet kanë të bëjnë me Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »