info@hibrid.info
Në titull nuk saktësohet vendi se ku ka ndodhur tërmeti
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 4.2, ja ku ishte epiqendra”.

Hibrid.info ka verifikuar artikullin dhe ka gjetur se në titull nuk qartësohet se në cilin vend ka ndodhur lajmi.

Vendndodhja e ngjarjes tregohet në përmbajtje të artikullit, çka bën që titulli të jetë përgjithësues.


Vegëza e artikullit të publikuar në mediat “gazeta-shqip.com” dhe “sot.com.al”:

https://www.gazeta-shqip.com/bota/lekundje-te-forta-trmeti-ne-greqi-ja-ku-ishte-epiqendra-i1226530?fbclid=IwAR3VJSA-pDsEFkZIrS-STEbW4Enx2wR71MpF_YYzORdhNIANb0MfZw13-xo

https://sot.com.al/rajoni/lekundje-te-forta-termeti-me-magnitude-42-ja-ku-ishte-epiqendra-i603965?fbclid=IwAR1wUOTiwk4cmqz0LEMsoKGL9URBFVAXfj8LKkms495-SEy9EpIiFg0mdQ0


Pas hulumtimi nga hibrid.info, është gjetur se vendi ku ka ndodhur ngjarja, bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, kur thuhet se: “Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 05:18 (me orën lokale) në Kretë të Greqisë.”.

Bazuar në seksionin “TE DHENAT PERSONALE” në ueb-faqen e këtyre portaleve informative, në të cilat tregohet për adresën e tyre në Tiranë (shih këtu dhe këtu), hibrid.info ka gjetur se titulli përgjithësues nga këto portale informative, lë vend për keqinformim te lexuesit se tërmeti ka ndodhur në Shqipëri.


Hibrid.info po ashtu e ka gjetur të publikuar lajmin për tërmetin e sotëm në Greqi edhe në ueb-faqen zyrtare të Universitetit të Athinës, nga Departamenti i Gjeologjisë, ku tregohen tërmetet në dy ditët e fundit në Greqi. (shih këtu)


Analiza:

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull në lidhje me një tërmet në Greqi, pa treguar në titull se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Mos qartësimi i vendndodhjes së ngjarjes në titull nga mediat në fjalë, të cilat janë të shkruara në gjuhën shqipe dhe kanë adresë të regjistruar në Tiranë, shumë lehtë mund të qojë deri te dezinformimi i lexuesve, se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »