info@hibrid.info
Nuk do të çmontohen të gjithë stadiumet, por vetëm një nga ta
shape
shape
shape

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar më 22 nëntor një artikull me titull “Kupa e Botës: Do çmontohen pas Botërorit, një nga stadiumet e Katarit do t’i dhurohet Kosovës?”.

Pas verifikimit të fakteve hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë.

Pas hulumtimit të kryer në ueb-faqen zyrtare “Qatar2022.qa” bëhet e ditur se vetëm njëri nga stadiumet e këtij botërori të do çmontohet, pasi i njëjti, është ndërtuar me kontejnerë transporti. Pra, nuk është e vërtetë që të gjitha stadiumet që shfrytëzohen për Kampionatin Botëror në futboll, do të çmontohen pas përfundimit të këtij kompeticioni.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “sport.new24.info” dhe “onlinenews5.com”:

https://sport.new24.info/5740?fbclid=IwAR3fglqO7R2KnCOvMvRC5yr3SVWA1uiHG3Nds0qd3USNOTD92z26MITWbwg
https://onlinenews5.com/2022/11/22/kupa-e-botes-do-cmontohen-pas-boterorit-nje-nga-stadiumet-e-katarit-do-ti-dhurohet-kosoves/?fbclid=IwAR2UojmC-lfPxCJRqod6QPUgf31wlQrvNol_-865emtYJNO2499wvzsZlM0

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet me të njëjtin emër “24 Sport”. (shih këtu dhe këtu)


Në ueb-faqen zyrtare të Kampionatit Botëror në futboll, në kategorinë me informatat për stadiumet, bëhet e ditur se vetëm stadiumi i ndërtuar nga kontejnerë e transportit, i quajtur “Stadiumi 974”, do të çmontohet pas përfundimit të kësaj gare. (shih këtu)

Pjesë nga përshkrimi i këtij stadiumi e përkthyer në shqip:

Stadiumi 974 bëri histori edhe para ndeshjes së parë. I ndërtuar tërësisht nga kontejnerë transporti dhe çeliku modular, ai është stadiumi i parë i futbollit i mbuluar plotësisht i çmontueshëm – që tregon përkushtimin e Katarit ndaj qëndrueshmërisë me kosto efektive dhe dizajnit të guximshëm.

Pas turneut, kontejnerët dhe super-struktura do të ripërdoren. Një zhvillim bregdetar me objekte përrallore për komunitetin lokal do të marrë jetë, si dhe një qendër dinamike për biznesin. Ky koncept i ri në zhvillimin e lokalit siguron që ndërsa prania fizike e Stadium 974 mund të jetë e përkohshme, trashëgimia e tij do të jetë e përjetshme.


Edhe trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli, në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, me datë 19 nëntor, një ditë para fillimit botërorit, kishte bërë pohim të pasaktë se “të gjithë stadiumet në Katar janë montazhë, apo siç njihet në arkitekturë, si një-përdorimesh që mund të montohen kudo”. (shih këtu videon nga minuta 40-të)


Ndërsa sa i përket asaj se Katari pas përfundimit të kësaj gare sportive, këtë stadium mund t’ia dhurojë Kosovës, kjo është pretenduar edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Ademi me datë 8 gusht përmes llogarisë së tij në Facebook kishte njoftuar se pas takimit me ambasadorin e Katarit në Tiranë, Ali Bin Hamad Al-Marri, kishte kërkuar ndihmë nga ai në realizimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Katarit, si dhe për stadiumin e ndërtuar me kontejnerë për Kupën e Botës, të cilin ka kërkuar që t’i dhurohet Kosovës si donacion. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me pretendimin se stadiumet për Kupën e Botës do të çmontohen pas përfundimit të kësaj gare.

Mirëpo, ky pretendim nuk është i saktë, pasi vetëm njëri nga këta stadiume pritet të çmontohet, pasi i njëjti është i ndërtuar me kontejnerë transporti. Këtë stadium e ka kërkuar presidenti i FFK-së, Agim Ademi si donacion për Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »