info@hibrid.info
Nuk ka fakte se tentim-djegia e kishës ortodokse në Prizren është shfaqje e urrejtjes ndaj serbëve
shape
shape
shape

Lidhur me rastin e tentim djegies së kishës ortodokse në Prizren, Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë duke bërë të ditur për arrestimin e tre e të dyshuarve (dy 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar) të përfshirë në rast (këtu). Përkundër faktit që Policia ka arrestuar të dyshuarit, nuk dihen motivet e tentim djegies së kishës dhe pretendimet e mediave në gjuhën serbe dhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, vazhdojnë të jenë të pabaza.


Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull dje (19 prill) me pretendimin se tentim-djegia e objektit kishtar ortodoks “Shën Panteleimoni” në Prizren është bërë nga, siç shprehen “ekstremistët e Kurtit”.

Ky pretendim është bazuar në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Në këtë reagim, ndër të tjera, pretendohet edhe se ky veprim është provokuar nga “deklaratat nxitëse të Prishtinës zyrtare ndaj serbëve dhe tempujve të tyre”.

Megjithatë, nga kontrolli i fakteve i bërë nga hibrid.info vërehet se, përpos fotografisë, ku shihen shenja nga tymi, ky institucion serb nuk ofron fakte shtesë që mbështesin pretendimin se një gjë e tillë është bërë e shtyrë nga institucionet apo nga, siç janë shprehur, “ekstremistët e Kurtit”.

Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:
https://informer.rs/vesti/politika/786753/kancelarija-kim-crkve-aljbin-kurti-spaljivanje
https://www.novosti.rs/vesti/politika/1228660/kancelarija-kim-dok-kurti-cestita-vaskrs-njegovi-ekstremisti-pale-nase-svetinje

Pjesë të artikullit të publikuar në disa media në gjuhën serbe, të përkthyer në gjuhën shqipe:

Zyra për Kosovë dhe Metohi ka bërë të ditur se mbrëmë është hedhur një mjet shpërthyes në kishën e Shën Panteleimonit në Prizren, duke vlerësuar se djegia e faltoreve serbe në ditën e dytë të festës më të madhe të krishterë tregon qëndrimin e vërtetë të autoriteteve në Prishtinë ndaj serbët dhe tempujt e tyre.

Reagimi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë (këtu) nga ku u bazuan mediat në publikimin e artikujve.

Pjesë të reagimit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

Përderisa Albin Kurti u “uron” serbëve Pashkët, ekstremistët e tij i vunë flakën vendeve tona të shenjta në ditën e dytë të festës më të madhe serbe dhe kjo tregon qëndrimin e vërtetë të pushtetarëve në Prishtinë ndaj serbëve dhe tempujve të tyre.

Janë gjithnjë e më ekstreme shembuj të rrezikimit të jetës së serbëve në Kosovë dhe Metohi, pronës së tyre si dhe pronës së KPS-së, të cilat shoqërohen me deklarata nxitëse të politikanëve të Prishtinës, në të cilat tregojnë intolerancë të qartë ndaj çdo gjëje serbe.


Nga ajo që mund të shihet në artikujt e publikuar nga mediat në gjuhën serbe shihet se, të njëjtat, pretendimin nuk e kanë të bazuar atë në fakte.

Është e vërtetë se në fotografi paraqitet faltorja ortodokse “Shën Panteleimoni” në Prizren (shih këtu) dhe se në të shihen shenja tymi, nga tentimi për t’i vënë flakën.

Lokacioni i faltores “Shën Panteleimoni” në Google Maps

Megjithatë, interpretimi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë se “kjo po bëhet nga deklaratat nxitëse të politikanëve nga Prishtina të cilët nuk kanë respekt për serbët e mbetur në Kosovë” është pretendim i pabazuar në fakte konkrete.

Pra, përveç pamjeve të kishës përmes së cilave arrihet të kuptohet se ka pasur një tentim djegie, bazuar nga shenjat e tymit të mbetura mbi derë, institucioni serb dhe mediat që publikuan këtë informacion nuk japin fakte tjera që mund ta argumentojnë pretendimin e tyre për arsyen dhe qëllimin e këtij veprimi.


Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës duke bërë të ditur se të dyshuar të pa njohur kanë tentuar ta djegin derën e hyrjes së këtij objekti.

“Më 17.04.2023 rreth orës 23:09, një qytetar  ka vërejtur një  zjarr në afërsi të derës së një kishe, ai ka reaguar dhe ka arrit ta fik zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha. I njëjti ka njoftuar policin  se në rrugën  Haxhi Krasniqi në Prizren,  saktësisht tek objekti kishtar “Shën Pantelija”- kishë ortodokse, të dyshuar të pa njohur kanë tentuar ta djegin derën e hyrjes së këtij objekti.” (këtu)


Analiza:

Nuk ofrohen fakte rreth pretendimit se tentim-djegia e kishës ortodokse është bërë nga “ekstremistët e Kurtit” të nxitur nga deklaratat e Prishtinës zyrtare.

Kjo zyre, ndërlidhur me këtë ngjarje hedh pretendime të pabaza se kryesit e kësaj vepre, siç shprehen, janë ekstremistët e Kosovës, si shprehje e urrejtjes ndaj komunitetit serb, e nxitur nga Prishtina zyrtare.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info pretendimin e vlerëson si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others

Translate »