Në të përditshmen serbe “Politika.rs” është publikuar dje një artikull në lidhje me dëmtimin e një varri në varrezat serbe në Kllokot. Artikulli është i bazuar në një reagim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila rastin e interpreton si urrejtje ndaj komunitetit serb, i nxitur nga, siç thonë, Prishtina Zyrtare.
Edhe pse nuk dihet se nga kush është dëmtuar varri, ky institucion serb pretendon pa fakte se kjo “është bërë nga “ekstremistët shqiptarë” me qëllim të dëbimit nga vatrat e tyre.
Vegëza e artikullit të publikuar në “Politka.rs”:
Pjesë të artikullit të publikuar në “Politika.rs”:
Në varrezat ortodokse serbe në Kllokot është thyer një përmendore e të ndjerit Milan Nisiq, ndërsa përmendoren e përdhosur e kanë gjetur djemtë e tij, të cilët kanë denoncuar rastin në polici, njoftoi sot Zyra për Kosovë e Metohi.
Gjithashtu, siç thonë ata, ky akt anti-civilizues paraqet më qartë histerinë dhe urrejtjen antiserbe ndaj popullit tonë në zonën e Kosovës dhe Metohisë, krijues të së cilës janë politikanët e Prishtinës që nuk kanë dënuar asnjë incident kundër serbëve.
Vegëza e deklaratës së Zyrës për Kosovën:
Pjesë të deklaratës së Zyrës për Kosovën:
Një monument i të ndjerit Milan Nisiq është thyer në varrezat ortodokse serbe në Kllokot. Monumenti i përdhosur është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë denoncuar rastin në polici.
Është e qartë se nuk mjafton që ekstremistët shqiptarë të sulmojnë pothuajse çdo ditë popullin serb dhe pronat e tyre me qëllim që ta dekurajojnë të qëndrojnë në vatrat e tyre, por as nuk i lënë të pushojnë në paqe serbët e vdekur.
Ky akt anti-qytetërues paraqet më qartë histerinë dhe urrejtjen antiserbe ndaj popullit tonë në zonën e Kosovës dhe Metohisë, krijues të së cilës janë politikanët e Prishtinës, të cilët nuk kanë dënuar asnjë incident ndaj serbëve.
Kjo zyre, për më tepër, pretendon pa fakte se, përveç kësaj ngjarjeje, siç shprehën, shqiptarët pothuajse çdo ditë sulmojnë komunitetin serb në Kosovë me qëllim të dëbimit të tyre nga Kosova.
Mirëpo, këtë pretendim e hedhë poshtë një qëndrim zyrtar i Policisë së Kosovës, që bazohet në atë që e thonë familjarët e të ndjerit. Komunikata e policisë në lidhje me rastin ka përgënjeshtruar Zyrën për Kosovën duke u bazuar në faktin se familjarët e të ndjerit të kontaktuar nga policia kanë deklaruar se nuk dyshojnë në askënd në rastin e dëmtimit të varrit.
DËMTIM I VARREZËS
Kllokot NN-NN. Me 04.10.2022 është raportuar se gjatë kontrollit-patrullimit policia ka vërejtur se në varrezat ortodokse është dëmtuar një lapidar i një mashkulli kosovar. Njësiti policor ka kontaktuar me familjarët e të ndjerit të cilët kanë deklaruar se nuk dyshojnë për askënd.
Analiza:
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka lëshuar një deklaratë në lidhje me dëmtimin e një varreze serbe në Kllokot të Gjilanit, e cila është bërë lajm në disa media serbe.
Kjo zyre, ndërlidhur me këtë ngjarje hedh pretendime të pabaza se dëmtimi i gurit të memorialit të varrezës është bërë nga, siç shprehen, shqiptarët ekstremist, si shprehje e urrejtjes ndaj komunitetit serb, e nxitur nga Prishtina zyrtare me qëllim dëbimin e tyre nga Kosova.
Pretendimet e zyrës i përgënjeshtron raporti i policisë së Kosovës. Në raportin e PK-së thuhet se familjarët e të ndjerit që i është dëmtuar varri, nuk dyshojnë në askënd në lidhje me ngjarjen.
Bazuar në analizën e fakteve, rezulton që ky pretendim i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të vlerësohet si “Manipulim i fakteve”.
Vlerësimi:
Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.