Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mbrëmjen e 4 janarit, në paraqitjen vjetore për të prezantuar të arriturat e Serbisë, ndër të tjera ka folur edhe për njohjet e Kosovës. Sipas tij, janë nëntë vende që tashmë e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, në mesin e të cilave janë Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet.
Përkundër faktit që Vuçiq publikon emrat e shteteve që e kanë tërheq njohjen e Kosovës, ai nuk ofron informacione apo fakte zyrtare (nota diplomatike) për ta mbështetur pretendimin e tij.
Pretendimet e Vuçiqit kanë zënë vend në mediat në gjuhën serbe në datën 4 janar.
Vegëzat e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:
https://www.alo.rs/vesti/politika/711437/povlacenje-priznanja-vucic-kosovo/vest
Pjesë të artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:
PRESIDENTI i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar sfida të vështira në lidhje me Kosovën dhe Metohinë dhe ka renditur vendet që kanë tërhequr njohjen e të ashtuquajturës Kosovë.
Ne nuk kemi provokuar askënd, përveç nëse dikush e konsideron provokim që ne të respektojmë Kushtetutën tonë dhe të mbrojmë qytetarët. Ne nuk bëmë asnjë incident, asnjë lëvizje të vetme të gabuar. Ne nuk mund t’u bëjmë ballë fuqive të mëdha, ne jemi të vegjël, Gjermania, Amerika dhe Evropa janë të mëdha… Ne jemi të vegjël, por sot siç janë gjërat në botë, 106 shtete nuk e njohin Kosovën. Të 84 e pranojnë pa mëdyshje se tre vende nuk janë të pastra. Nëntë janë tërhequr: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia, Maldivet – tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur në konferencën vjetore për shtyp emrat e vendeve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës, tha Vuçiq.
Përveç që publikon emrat e shteteve që, sipas tij, e kanë tërheq njohjen e shtetit të Kosovës, ai nuk ofron dokumentacion kredibil diplomatik (notë diplomatike) si dëshmi të pretendimeve të tij.
Hibrid.info, ka hulumtuar në ueb-faqet zyrtare të ministrive të punëve të jashtme të shteteve të cekura si tërheqëse të njohjes së Kosovës dhe nuk ka gjetur ndonjë informacion apo deklaratë publike rreth tërheqjes së njohjes së Kosovës si shtet i pavarur. (ueb-faqet e ministrive të jashtme të Somalisë, Burkina Fasos, Gabonit, Eswatini apo Suazilandit, Libisë, Guinesë, Antiguas dhe Barbudas, Shën Lucias dhe Maldiveve)
Për më tepër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë njoftim në institucionet zyrtare diplomatike të Kosovës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton që nuk ka ASNJË njoftim në MPJD dhe as në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb se disa shtete paskan tërhequr njohjen. Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë.” (këtu)
Pretendimet e presidentit serb janë përkthyer dhe publikuar edhe në disa media në gjuhën shqipe, duke lënë hapësirë që këto pretendime të merren të mirëqena. (shih këtu, këtu dhe këtu)
Analiza:
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ofron informacione zyrtare diplomatike (nota diplomatike) për të vërtetuar pretendimet e bëra, për tërheqje të njohjeve.
Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë njoftim në institucionet zyrtare diplomatike të Kosovës për tërheqjen e njohjeve.
Hibrid.info, ka hulumtuar në ueb-faqet zyrtare të ministrive të punëve të jashtme të shteteve të cekura si tërheqëse të njohjes së Kosovës dhe nuk ka gjetur ndonjë informacion apo deklaratë publike rreth tërheqjes së njohjes së Kosovës.
Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info pretendimet e presidentit serb i vlerëson si “përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.