Shkroi: Fatbardh Dema
Përmes një fotografie pretendohet se rinia nuk i shkon në takim Albin Kurtit dhe se i njëjti po e humb mbështetjen e qytetarëve.
Në këtë fotografi paraqitet pamje e një tubimi, ku disa nga karriget shihen të zbrazëta.
Postimi u publikua me 27 qershor nga llogaria “tavnikcitypdk” në median sociale TikTok.
E vërteta?
Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se pamjet janë marrë nga Konferenca Ndërkombëtare e organizuar më 25 qershor nga Rinia për VETËVENDOSJE!.
Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook janë publikuar disa fotografi nga kjo ngjarje, në të cilat shihet se salla ishte e mbushur.
Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria “tavnikcitypdk”:
https://www.tiktok.com/@tavnikcitypdk/photo/7384783402408365318
Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografi të shkrepura nga kjo ngjarje, të publikuara në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook. (shih këtu)
Analiza:
Është publikuar një fotografi në të cilën shihen karrige të zbrazura nga Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga Rinia për Vetëvendosjen, përmes së cilës pretendohet se “rinia nuk i shkon në takim Albin Kurtit”.
Hibrid.info ka gjetur fotografi të shkrepura nga kjo ngjarje, të publikuara në Facebook nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilat shihet se salla ku është mbajtur kjo ngjarje, ka qenë e mbushur me njerëz.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin e bërë në TikTok nga llogaria “tavnikcitypdk” si “Manipulim i fakteve”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.