info@hibrid.info
Opinioni mundohet të paraqitet si paralajmërim nga SHBA-të
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (28 korrik) një artikull me titull “Amerika paralajmëron goditje serioze të bandave kriminale në gadishullin ballkanik, lajm i frikshëm për politikanët kosovar të lidhur me krimin”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në përmbajtje bëhet e ditur se artikulli është i bazuar në një opinion të analistit Reshat Badallaj.

Pra, në titull nuk sqarohet se kush e ka dhënë këtë deklaratë, duke lënë atë të kuptohet si paralajmërim zyrtar nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/opinione/682856/amerika-paralajmeron-goditje-serioze-te-bandave-kriminale-ne-gadishullin-ballkanik-lajm-i-frikshem-per-politikanet-kosovar-te-lidhur-me-krimin/?fbclid=IwAR0HH7fWRVfGTPKKsHII8T1hMwB2zakk3UZAFb7JCY-pX6nYW4r13uxDjqs


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Numri një në tërë globin për Demokraci dhe jo vetëm për këtë, pra Amerika, është në dijeni dhe do vë rend dhe ligj në tërë botën se të mos flasim në gadishullin ballkanik. Amerika e di se në Amerikën Latine dhe sidomos në Ballkan jetojnë dhe veprojnë banda hajdutësh të lidhura me kanalet e nëntokës më kriminale që ekzistojnë në çdo pjesë të tokës, e mjerisht edhe në Kosovë. Kjo nuk ka fare dyshim dhe këtë të mos e vë në dyshim askush. Një gjë po ashtu duhet ta dijë çdo kush se këto grupe hajnash dhe banditësh, pra kjo racë e poshtër kur është fjala për hajni dhe krim, këta nuk njohin as fe e as atdhe.

Sot, ose nesër, vetëm dita nuk ju dihet këtë e dinë vetëm amerikanët. Bandat kriminale në Balkan, e sidomos ata në Kosovë që kanë qenë dhe janë të lidhura me UDB-en, me KGB-en le të bëhen gati. Do të ikin me damkën e zezë për dy arsye: e para për tradhti dhe e dyta, për hajni. Kjo damkë e zezë do i ndjek kudo që të shkojnë. Këtë po jua thotë Reshat BadallajZhuriani dhe mbajeni mend mirë!?


Analiza:

Duke u bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se në titullin e këtij artikulli nuk sqarohet se nga kush është bërë kjo deklaratë, duke lënë të kuptohet atë si paralajmërim zyrtar nga ana e SHBA-ve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »