info@hibrid.info
Paga e zjarrfikësve nuk është 145 euro
shape
shape
shape

Faqja në Facebook që mban emrin “Skenari.net” ka publikuar një video-material me mbishkrimin “E besoni dot, 145€ paga e Zjarrfikesave në Kosovë!”.

Hibrid.info ka hulumtuar dhe verifikuar se ky titull është nxjerrë nga një deklarim i një zjarrëfikësi i cili paraqitet në video-material.

Zjarrfikësi i intervistuar është shprehur se deri në vitin 2009 janë paguar 145 euro, po ashtu hibrid.info ka vërtetuar se kjo kategori nuk paguhen në shumën e pretenduar në titullin e video-materialit.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Skenari.net”.

https://www.facebook.com/watch/?v=734765851416088


Video-materiali i njëjtë është publikuar në TikTok nga llogaria ” uck_na_bashkon”(shih këtu).


Pas hulumtimit nga hibrid.info është vërtetuar se në 30 sekondat e para të këtij video-materiali, paraqiten dy të intervistuar. I pari pretendon se paga aktuale e tij është afër 500 euro, ndërsa i dyti thotë se është paguar në shumën e 145 euro në 8 vitet e para të pasluftës, pagë e cila sipas tij është rritur në vitin 2009.


Hibrid.info po ashtu ka gjetur një artikull që tregon për pagat e zjarrfikësvë në vitin 2024 (shih këtu).

Në bazë të ligjit te pagave, për të llogaritur shumën e pagës shumëzohet koeficienti (zjarrfikësit kanë koeficientin 5) me vlerën e koeficientit (për vitin 2023 koeficienti ka pasur vlerën 105). Që nënkupton se nga kjo llogaritje i bie që zjarrfikësit të jenë paguar me shumën e 525 eurove për këtë vit.


Analiza:

Një faqë në Facebook ka publikuar një video-material, në titullin e të cilit pretendohet se paga e zjarrfikësve është 145 euro.

Hibrid.info ka vërtetuar se titulli i kësaj përmbajtjeje është nxjerrë nga deklarata e një protagonisti të këtij video-materiali, i cili ka thënë së zjarrfikësit janë paguar me shumën e 145 eurove në tetë vitet e para të pasluftës.

Po ashtu hibrid.info ka gjetur se edhe bazuar në ligjin e pagave, kjo kategori e punonjësve publikë, nuk paguhen në shumën e pretenduar nga titulli i këtij video-materiali.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë material si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »