info@hibrid.info
Përdoret narrativi i rremë rus se Ukraina po i detyron me forcë djemtë e rinj për të vrarë popullsinë autoktone
shape
shape
shape

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Investiguesi Shkrimor” ka publikuar dje (13 gusht) një video-material, me anë të së cilit ka pretenduar se forcat ukrainase kanë marrë me forcë djem të rinj ukrainas për t’i çuar, siç thuhet “në thertore dhe për të shpopulluar Ukrainën nga popullsia e saj autoktone”.

Në mbishkrimin e kësaj videoje nga faqja e lartcekur thuhet se pamjet tregojnë rojet kufitare ukrainase se si kapin burrat që përpiqen të ikin nga rekrutimi i përgjithshëm.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron.

Në mediumin ukrainas “meta.ua” është gjetur artikulli me videon e njëjtë, ku qartësohet se në pamjet e paraqitura shfaqen rojet kufitare në Odessa të cilët kanë hasur në dy shtetas të Moldavisë të cilët u përpoqën të nxjerrin ilegalisht dy shtetas ukrainas jashtë vendit.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Investiguesi Shkrimor”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid034WDpcq3jTkDgHrYdwPDqs36QcbY3E7HmyBqNdnkRZq3LFPHow3JJs9GY7JopKEDQl&id=100092945134138


Faqja e lartcekur ka përdorur narrativin pro-Kremlin, që e arsyeton pushtimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, për të mbrojtur, siç thuhet në narrativ “banorët e Ukrainës nga pushteti”.

Inteligjenca e Qeverisë së Kanadasë e ka verifikuar këtë narrativ rus, të cilit i referohet si pretendim i rremë. Kjo për faktin se në një raport të lëshuar më 16 mars 2023, OKB-ja deklaroi se autoritetet ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë dhe se disa nga veprimet e tyre mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit. (shih këtu)

Screenshot nga ueb-faqja zyrtare e Qeverisë së Kanadasë


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur video-materialin autentik të publikuar në median sociale “Telegram” nga kanali zyrtar i Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës. (shih këtu)

Po ashtu, artikull kushtuar kësaj ngjarje është gjetur edhe në mediumin ukrainas “meta.ua”. (shih këtu)

Në këtë artikull qartësohet se gjatë kontrollit në Odessa, shtetasit moldav kanë pohuar se në makinën e tyre nuk kishte njeri tjetër. Megjithatë, poshtë dyshemesë së makinës, rojet kufitare gjetën dy ukrainas, të cilët kanë synuar të kalojnë ilegalisht kufirin.


Analiza:

Faqja “Investiguesi Shkrimor” ka publikuar një video-material me pretendimin e rremë se në pamjet e paraqitura shfaqen forcat ukrainase të cilët kanë marr me forcë djem të rinj për t’i dërguar, siç thuhet “në thertore dhe për të shpopulluar Ukrainën nga popullsia e saj autoktone”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron dhe se pamjet shfaqin rojet kufitare ukrainase, të cilët kanë hasur në dy shtetas të Moldavisë duke u përpjekur të nxjerrin ilegalisht dy shtetas ukrainas jashtë vendit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim nga “Investiguesi Shkrimor” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »