Shkroi: Fatbardh Dema
Është publikuar një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi, në mbishkrimin e së cilit pretendohet se është hapur një konkurs pune, ku kërkohet “personel për paketim farmaceutik”.
Kjo përmbajtje është publikuar me datë 9 gusht në Facebook nga faqja që mban emrin “Local serse.com”.
Por, në vegëzën e paraqitur, pas klikimit, nuk jepen informatat e nevojshme për aplikim në konkursin e pretenduar.
Vegëza e publikuar në formë imazhi nga faqja “Local serse.com” në Facebook:
Pas klikimit në ueb-faqen e paraqitur në vegëz, hibrid.info ka gjetur se faqja në fjalë përmban disa seksione të cilat në shumicën e rasteve, pasi të klikohen shfaqin ueb-faqe të jashtme të cilat nuk kanë të bëjnë me pretendimin e publikuar. (shih këtu)
Hibrid.info, përmes ueb-faqes “ScamAdviser.com“ dhe “Scamdoc.com” të cilat bëjnë kontrollin e ligjshmërisë së ueb-faqeve, është gjetur se domaini në fjalë, vlerësohet si i dyshimtë (shih këtu dhe këtu).
Bazuar edhe nga disa prej komenteve, hibrid.info vlerëson se pretendimi mund të lexohet si i vërtetë nga audienca. (shih fotografinë më poshtë)
Analiza:
Pretendimi për konkursin e hapur, ku kërkohet “personel për paketim farmaceutik”, është i pa vërtetë.
Nuk ka të dhënat për faqen në Facebook, e cila e ka publikuar pretendimin, ndërsa ueb-faqja e paraqitur në njoftim, është vlerësuar si e dyshimtë.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim’.
Arsyetimi:
Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.