info@hibrid.info
Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë
shape
shape
shape

Në disa media në gjuhën serbe, u publikua dje një pretendim i drejtorit të Zyrës për Kosovën Petar Petkoviq, sipas të cilit, në “mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë të trajnuar në kampe terroriste, dhe ishin urdhëruar të mos kthehen derisa të vrasin të gjithë serbët”.

Petkoviq këtë pretendim e ndërlidhë me spekulimin se ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhela Sveçla,  nuk e ka lejuar EULEX-in të jetë prezent për të fshehur se kush ka qenë në radhët e policisë së Kosovës që ka ardhur për të vrarë serbët.

Eulex-i ka përgënjeshtruar pretendim se nuk është lejuar të marrë pjesë në operacionet e Policisë lidhur me sulmin e 24 shtatorit ndaj këtij institucioni të sigurisë në Banjskë të Zveçanit, si dhe operacioni është kryesh në koordinimin edhe me KFOR-in.


Vegëza e artikullit të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

https://www.kurir.rs/vesti/politika/4253246/vanredno-obracanje-petra-petkovica

https://www.vesti.rs/Eulex/PETKOVIC-To-su-bile-placene-ubice-receno-im-da-se-ne-vracaju-dok-sve-Srbe-ne-pobiju-Cuo-sam-da-je-Bojan-unakazen-6.html

https://www.glas-javnosti.rs/vesti/politika/petkovic-to-su-bile-placene-ubice–receno-im-da-se-ne-vracaju-dok-ih-sve-ne-pobiju


Petkoviq pretendon se nuk është lejuar EULEX-i të marrë pjesë në operacionet e Policisë gjatë sulmit ndaj këtij institucioni sigurie, për të fshehur se kush ka qenë në radhët e policisë së Kosovës që ka ardhur për të vrarë serbët, duke pretenduar se kishte vrasës me pagesë në mesin e tyre, dhe qëllimi ishte që të vriteshin të gjithë serbët.

Misioni i BE-së, EULEX ka përgënjeshtruar pretendimin se nuk i është lejuar të marrë pjesë në operacionet e Policisë së Kosovës, duke bërë të ditur se do monitorojë aktivitetet e kryera që lidhen me sulmin, sikurse hetimet, konfiskimet dhe bastisjet. (këtu)

EULEX-i në asnjë mënyrë nuk është ndaluar që të marrë pjesë apo të vëzhgojë operacionet që janë kryer nga Policia e Kosovës më 24 shtator”.

Misioni ka monitoruar dhe do të vazhdojë të monitorojë aktivitetet e kryera nga autoritetet në Kosovë që lidhen me sulmin, sikurse hetimet, konfiskimet dhe bastisjet. Në përputhje me mandatin që kanë dhe me legjislacionin e Kosovës, përfaqësuesit e EULEX-it ishin të pranishëm gjatë kryerjes së autopsisë, në cilësinë e monitoruesve”.

Për më tepër, Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se kanë vepruar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, ditën e diel kur terroristët serb sulmuan patrullën policore.

Përmes një komunikate, KFOR ka përsëritur se Policia e Kosovës ka ndërhyrë në përputhje me të drejtat e saj si reaguese e parë.

“Siç është theksuar edhe në deklaratën e KFOR-it të lëshuar më 24 shtator 2023, pas sulmit të kryer kundër Policisë së Kosovës në Banjska, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në përputhje me të drejtat e saj të zbatimit të ligjit, si reaguese e parë. Trupat e KFOR-it ishin të pranishëm në zonë. Ata vëzhguan nga afër situatën dhe ishin të gatshëm të përgjigjeshin, nëse kërkohej. Gjatë gjithë kohës, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë vepruar në koordinim të ngushtë, respektivisht si reagues i parë, i dytë dhe i tretë” (këtu)

Lidhur me pretendimin se qëllimi ka qenë vrasja e të gjithë serbëve, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani ka folur për aksionin e policisë në Banjskë, ku ka thënë se qëllimi i Policisë së Kosovë nuk ka qenë vrasja e grupit sulmues, por lirimi i terrorit nga grupi i armatosur. (këtu)

“Planifikimi nga policët në vendngjarje ka qenë shumë i mirë. S’kemi pas qëllim me i vra 30 vetë. S’kemi pas qëllim asnjë vrasje. Kemi pas qëllim ta lirojmë territorin tonë nga grupet kriminale. Nëse ka pasur të lënduar e viktima ishte pjesë e procesit. Konsiderojmë se e kemi arritur qëllimin tonë që me sa më pak dëme të arrijmë qëllimin”.


Analiza:

Petkoviq pretendon rrejshëm së në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë që kishin qëllim të vrisnin të gjithë serbët, dhe për këtë nuk është lejuar që EULEX-i të marrë pjesë në këtë operacion.

EULEX-i ka mohuar moslejimin e tyre në operacionet e Policisë së Kosovës, si dhe KFOR-i ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka ndërhyrë në përputhje me të drejtat e saj si reaguese e parë, në koordinim me ta.

Për më tepër, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se qëllimi i Policisë së Kosovë nuk ka qenë vrasja e grupit sulmues, por lirimi i terrorit nga grupi i armatosur.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »