Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (28 mars) një artikull rreth arrestimit të një qytetari të nacionalitet serb (ish-polic) në pikën kufitare të Jarinjes, me pretendimin të paraqitet si veprim i motivuar etnikisht.
Përpjekjen për ta paraqitur arrestimin si incident të motivuar etnikisht e ka bërë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë (ZKQS) përmes një njoftimi të lëshuar në po të njëjtën datë.
Në njoftimin e këtij institucioni akuzohet Prishtina zyrtare për, siç thuhet, “vazhdimin e presionit dhe persekutimit të popullit serb në Kosovë”, ku natyra e këtij arrestimi, sipas njoftimit, pretendohet se është “i inskenuar dhe politik”.
Ndërsa Policia e Kosovës përmes reagimit zyrtar për ngjarjen japin informata që nuk ndërlidhen me pretendimin e bërë nga instutucion serb, rrjedhimisht edhe në disa media në gjuhën serbe që transmetuan këtë informacion.
Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:
Vegëza e deklaratës së Zyrës për Kosovën:
Pjesë të artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:
Zyra për Kosovë dhe Metohi ka bërë të ditur se arrestimi i sotëm i ish-policit serb Miljan J. në Jarinje është vazhdimësi e presionit dhe persekutimit të popullit serb në Kosovë, veçanërisht ndaj policëve që hoqën uniformën e Policisë së Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.
Pjesë të reagimit të Zyrës për Kosovën:
Arrestimi i një polici serb në Jarinje, vazhdimi i presionit dhe persekutimit të popullit serb në Kosovë e Metohi.
Kjo flet shumë për natyrën e këtij arrestimi të inskenuar dhe politik dhe paraqet synimet e Prishtinës për t’u marrë me serbët të cilët nuk mund t’i detyrojë t’i kthejnë në Policinë e Kosovës.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për pretendimet e bëra më lartë nuk ofron fakte konkrete për t’i mbështetur ato.
Ndonëse mediat në gjuhën serbe pretenduan ta paraqesin rastin si arrestim me motiv etnik, ndërsa nëanën tjetër Policia e Kosovës jep të dhëna që përshkruajnë një rrjedh tjetër të ngjarjes. Nëpërmjet një komunikate të publikuar në Facebook Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.
“Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitar Jarinje, është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore. I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.” (këtu)

Analiza:
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendojë ta paraqesë arrestimin e qytetarit të nacionalitetit serb (ish-policë) në pikën kufitare të Jarinjes, si të motivuar etnikisht.
Ky pretendim u demantua nga Policia e Kosovës ku nëpërmjet në një komunikate të publikuar në Facebook bënë të ditur se i dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “manipulim i fakteve”.
Vlerësimi:
Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.