info@hibrid.info
Presidenti zviceran nuk ka luajtur në piano këngën “Mora fjalë”
shape
shape
shape

Një llogari në Tiktok me emrin “Troja.pe” ka publikuar një video-material ku shihet presidenti zviceran, Alain Berset duke luajtur në piano.

Në video-material gjendet mbishkrimi me anë të së cilit pretendohet se Alain Berset në piano po luan këngën “Mora fjalë”, versioni origjinal i së cilës këndohet nga këngëtarja Shkurte Fejza. (shih këtu)

Por pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është gjetur se ky pretendim nuk qëndron.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “Troja.pe”:


Pretendime të njëjta se presidenti zviceran po luan këngën “Mora fjalë” në piano përmes kësaj videoje janë publikuar kohë pas kohe nga faqe të ndryshme edhe në median sociale Facebook. (shiko këtu)

Hibrid.info pas hulumtimit të bërë përmes makinave online të kërkimit ka gjetur videon e njëjtë të postuar në kanalin “Youtube” në vitin 2013, por që përmes kësaj video vërtetohet se presidenti Berset në piano po luan një këngë tjetër e jo këngën “Mora fjalë” siç pretendohet. (shiko këtu)


Analiza:

Një llogari në Tiktok ka publikuar një video-material ku pretendohet se presidenti zviceran, Alain Berset po luan në piano këngën shqipe “Mora fjalë”.

Por, pas verifikimit të fakteve të kryera nga Hibrid.info është gjetur se ky pretendim nuk qëndron.

Anaj bazuar edhe në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »