info@hibrid.info
Pretendim i rrejshëm për numrin i luftëtarëve nga Kosova në Siri dhe për kthimin e tyre
shape
shape
shape

E përditshmja serbe “Alo!” ka publikuar dje (28 shtator) një artikull ku pretendohet se shqiptarët që kanë luftuar për ISIS-in në Siri po planifikojnë kthimin në Kosovë. Artikulli mbanë titullin “E RREZIKSHME! SHQIPTARËT QË LUFTUAN PËR ISIS-in, PLANIFIKOJNË TË KTHEHEN: Terroristët nga Siria po kthehen në Kosovë dhe Metohi!”

Autori, nëpërmjet artikullit pretendon se, së paku 300 shqiptarë nga Kosova janë aktualisht në grupet terroriste që luftojnë në Siri dhe, se kthimi i tyre, sipas asaj që pretendohet do të përbënte një rrezik për rajonin. Gjithashtu, në artikull pretendohet se në Kosovë veprojnë grupe terroriste të lidhura me ISIS-in, Al-Nusran dhe organizata të tjera kriminale.

Në artikull, Bedri Elezi, eksperti i sigurisë citohet të ketë thënë se 27 persona nga Kosova, të cilët po luftojnë në kuadër të grupit Al Nusra, shprehën dëshirën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/676382/teroristi-iz-sirije-se-vracaju-na-kosovo-i-metohiju/vest

Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

Së paku 300 shqiptarë nga e ashtuquajtura Kosova janë aktualisht në grupet terroriste që luftojnë në Siri, të cilët kryesisht janë të stërvitur për vendosjen e eksplozivëve dhe luftën “dorë më dorë”.

Eksperti shqiptar i sigurisë Bedri Elezi tha se 27 persona me të ashtuquajturit Kosovarët, të cilët po luftojnë në kuadër të grupit Al Nusra, shprehën dëshirën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.


Artikulli i të përditshmes serbe me gjasë është bazuar në një dokumentar të publikuar nga INDOKS më 25 shtator në faqen e tyre në Facebook. Bedri Elezi, siç i referohen në këtë emision, thotë se nga Kosova besohet se mund të jenë 27 luftëtarë. Elezi, thotë se “vite më parë disa prej tyre kishin tentuar të vinin për t’u riatdhesuar, por procesi kishte dështuar (43 familjarë të luftëtarëve kosovarë në Idlib të Sirisë kanë dështuar të rikthehen në Kosovë në vitin 2013, kur Behgjet Pacolli ishte ministër i punëve të jashtme), dhe jo siç pretendon gazeta serbe se po planifikohet kthimi i tyre. (këtu)

Edhe pretendimet e gazetës serbe për numrin e luftëtarëve në Siri, sipas së cilës janë 300, nuk qëndron për faktin se ka pasur riatdhesime të herë pas hershme. Rreth 100 kosovarë vazhdojnë të mbesin në territorin e Sirisë dhe Irakut. Sipas të dhënave të fundit të Policisë së Kosovës, më së shumti atje ka fëmijë. Që nga shpërthimi i konfliktit në Siri dhe Irak, rreth 400 kosovarë udhëtuan drejt Sirisë, në mesin e tyre, burra, gra dhe fëmijë. Nga ky numër, përgjatë viteve 242 persona u kthyen në Kosovë. Nga të kthyerit 124 janë burra, 38 gra dhe 80 fëmijë. Ndërsa rreth 100 kanë vdekur atje. (këtu)


Analiza:

Nga e përditshmja serbe “Alo.rs” është hedhur pretendimi se po planifikohet kthimi i shqiptarëve që kanë luftuar për ISIS-in, ku ndër të tjera thuhet se rreth 300 persona akoma gjenden atje.

Pretendimet e gazetës serbe nuk qëndrojnë për faktin se nuk po planifikohet një kthim i të mbeturve në Siri dhe se numri i të mbeturve atje nuk është sa pretendon gazeta në fjalë.

Në bazë të hulumtimit të bërë, hibrid.info vlerëson se pretendimet e bëra nuk qëndrojnë dhe klasifikohen si “dezinformatë” dhe “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »