Një llogari në Tiktok ka publikuar dje (2 nëntor) një video-material ku shihen pamje të qendrës tregtare “Prishtina Mall”.
Në mbishkrimin e këtij video-materiali pretendohet se Prishtina Mall është mbyllur.
Pas hulumtimeve dhe fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron.
Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria në Tiktok “malsori.007”:
Gjatë kërkimeve në internet, është gjetur postimi në profilin zyrtar të Prishtina Mall në Facebook, që sqaron se kjo qendër tregtare është mbyllur vetëm për një ditë për shkak të festës së ndërrimit të moteve. Në postim thuhet “Prishtina mall do të jetë e mbyllur më 1 janar. Ju presim të martën – më 2 janar të vazhdojm të ndajmë momente të këndshme së bashku!”. (shih këtu)
Video-materiali i shpërndarë në Tiktok për mbylljen e kësaj qendre tregtare ka marrë mbi 400 mijë klikime dhe komentet tregojnë që shikuesit kanë besuar pretendimin e dhënë. Kjo është edhe arsyeja që hibrid.info ka vendosur ta trajtojë këtë pretendim.
Analiza:
Një llogari në Tiktok ka publikuar dje (2 nëntor) një video-material ku pretendohet se është mbyllur qendra tregtare Prishtina Mall.
Por, pas hulumtimeve dhe fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron.
Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.