[email protected]
Pretendim i rremë se në shtator FSK-ja do të pajiset me tanket turke T-Firtina
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Pretendohet se tanket turke T-Firtina, në fund të shtatorit do t’i shtohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky pretendim u publikua me datë 14 gusht nga faqet “Me Albin Kurtin” dhe “Informohu24h” në Facebook.

E vërteta?

Pas hulumtimit online nga hibrid.info, një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar nga asnjë burim kredibil.


Vegëzat e postimit të publikuar në Facebook nga faqet “Me Albin Kurtin” dhe “Informohu24h”:

https://archive.ph/HE88Z

https://archive.ph/AQUks


Duke hulumtuar rreth informacioneve për këtë lloj tanku turk, hibrid.info ka vërtetuar se me këtë lloj pajisje ushtarake pritet të furnizohet Katari dhe Ukraina, ndërsa marrëveshja kishte dështuar me Arabinë Saudite. (shih këtu)

Pra, në asnjë rast nuk potencohet se Kosova në fund të shtatorit do të pajisjet me këtë lloj tanku.

Hibrid.info ka kërkuar edhe përmes Google lidhur me këtë pretendim, por që rezultatet nuk ofrojnë asnjë informacion të publikuar nga burime kredibile. (shih këtu)

Analiza:

Pretendimi se FSK-ja në fund të shtatorit do të pajiset me tanke turke T-Firtina, është i rremë.

Me këtë pajisje pritet të furnizohen shtetet si Katari dhe Ukraina, ndërsa nuk ka asnjë informacion të publikuar që dëshmon se edhe Kosova do të furnizohet me tanke T-Firtina.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson postimet e publikuara në Facebook si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »
1406