info@hibrid.info
Pretendimi i pabazë për sulm mediatik ndaj Radojçiqit dhe serbëve nga “media e kontrolluara nga Kurti”, ri-aktualizohet nga deputeti i SNS-së, Gjukanoviq
shape
shape
shape

Pretendimin pa fakte të subjektit politik të komunitetit serb “Lista Serbe” (Srpska Lista) të bërë me 6 shator me aludimin se po urdhërohen media në Kosovë të sulmojnë nënkryetarin e subjektit politik serb, Milan Radojçiq, ri-aktualizohet në Parlamentin e Serbisë dhe mediat në gjuhën serbe.

Dje (14 shtator) në mediat në gjuhën serbe është publikuar deklarata e deputetit të Partisë Progresiste Serbe (SNS), Vladimir Gjukanoviq, i cili gjatë fjalimit të mbajtur në Parlamentin e Serbisë, aludon se mediave në Kosovë u është dhënë detyrë që të zhvillojnë një luftë hibride ndaj Radojçiqit në veçanti, por edhe serbëve të Kosovës në përgjithësi.

Në fjalimin e tij, Gjukanoviq aludon se po bëhet një luftë hibride psikologjike ndaj serbëve, dhe kjo sikur po udhëhiqet nga një qendër, e koordinuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe se ajo po citohet në media.

Artikulli mbanë titullin “Gjuka në Kuvend: Mediat në Kosovë dhe Metohi u ngarkuan të bëjnë luftë hibride kundër Milan Radoiçiqit”.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kossev.info”:

https://kossev.info/djuka-u-skupstini-i-mediji-na-kim-dobili-zadatak-da-vode-hibridni-rat-protiv-milana-radoicica/

Pjesë të artikullit të publikuara në “Kossev.info”:

Besoj se edhe atyre poshtë në Kosovë e Metohi iu dha detyra se çfarë të shkruanin për të bërë një fushatë”, shpjegoi ai se si funksionon lufta hibride kundër Milan Radoiçiqit dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë, duke dhënë detaje të mëtejshme:

“Dhe siç e vëreni është shumë indikative, kur p.sh. bëhen disa deklarata kundër popullit tonë nga Kosova e Metohia dhe kundër jush – pothuajse të njëjtat fjali, presja nuk ndryshon – se është Albin Kurti, apo se dikush tjetër në Kosove e Metohi, sikur te shkruante e njëjta qendër, sikur ti ke te njëjtën komunikatë dhe kështu citohet. Njerëzit duhet të dinë vetëm se kundër nesh po bëhet një lloj lufte psikologjike hibride, por e mirë – dhe ne duhet të jemi gati për këtë”.


Pretendimet e deputetit serb zunë vend në mediat në gjuhën serbe. (këtu, këtu)


Pretendimet e hedhura nga deputeti serb, Gjukanoviq, e që kanë zënë vend në mediat në gjuhën serbe se, gjoja mediat në Kosovë janë të urdhëruar nga qendra, konkretisht pushteti i Kurtit, për zhvilluar një luftë hibride kundrejt serbëve, konkretisht Milan Radojçiqit, nuk përcillen me ndonjë fakt mbështetës për këtë. Deklarata e deputetit serb nuk përcjellët me fakte dhe detaje konkrete që do ta mbështesnin pretendimin e tij.

Në fakt, edhe pretendimi i Listës Serbe i bërë më herët për, siç kanë aluduar, shënjestërimin e mediave “të kontrolluara nga Albin Kurti” ndaj fëmijëve të Milan Radojçiqit, nuk përcillet me ndonjë fakt mbështetës, e që është trajtuar nga hibrid.info. (këtu)

Për më tepër, aludohet në mënyrë të pabazë edhe për një koordinim të mediave në Kosovë me qendrën zyrtare, konkretisht pushteti me në krye Kurtin. Nuk ofrohet ndonjë fakt apo e dhënë që do ta argumentonte pretendimin e koordinimit apo kontrollit të mediave në Kosovë me pushtetin zyrtar.


Analiza:

Deputeti serb, Vladimir Gjukanoviq e përsërit pretendimin se mediat në Kosovë të koordinuar nga Prishtina zyrtare me në krye Albin Kurtin, po zhvillojnë luftë hibride ndaj Radojçiq në veçanti por edhe serbëve të Kosovës në përgjithësi, duke mos ofruar fakte konkrete apo detaje rreth asaj që pretendon.

Hibrid.info në bazë të verifikimit të fakteve vlerëson se këto pretendime janë të pabaza, mbështetur në atë se nuk ofrojnë fakte rreth saj, dhe vlerësohen si të “Pa verifikuara”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others

Translate »