info@hibrid.info
Pretendimi se shërbimet perëndimore mund të përdorin islamistët radikalë për të sulmuar serbët në Kosovë, tërësisht i pabazuar
shape
shape
shape

Mediumi me përmbajtjen në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” dje (8 gusht) ka publikuar artikull me pretendimin se, siç thuhet, “shërbimet perëndimore, pritet të përdorin islamikët radikalë për të sulmuar popullin serb në Kosovë”.

Artikulli është i bazuar në një deklaratë të ish-oficerit të shërbimit sekret i ushtrisë Jugosllave (Kos), Ljuban Karan, të bërë gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe “Politika”.

Në këtë artikull të kontrolluar nga hibrid.info, i publikuar në versionin online “Politika.rs”, ky ish-ushtarak serb pretendon pa fakte se “shërbimet perëndimore mund të pritet që të përdorin islamikë radikalë nga komuniteti shqipar për të sulmuar serbët vendas”.

Po ashtu, në përmbajtje të artikullit pretendohet pa fakte se “islami radikal po përhapet gjithnjë e më shumë në Kosovë, gjë që mund të kërcënojë serbët vendas, përfshirë edhe anëtarët e KFOR-it”.  

Artikulli i publikuar në “Kosovo-online.com” mbanë titullin “Karan: Shërbimet perëndimore mund të përdorin islamikë radikalë për të sulmuar serbët në Kosovë”, ndërsa në gazetën serbe “Politika.rs” artikulli është publikuar me titullin “Ekstremistët kërcënojnë serbët dhe rajonin”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovo-online.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/karan-zapadne-sluzbe-mogu-da-iskoriste-radikalne-islamiste-za-napad-na-srbe-na?fbclid=IwAR2sODaAleve8LyuyI2wxDdLKx_VBsmFYIlvTtQywaRo0AtQ_1XRsO1ljLM

Vegëza e artikullit të publikuar në “Politika.rs”:

https://www.politika.rs/sr/clanak/513897/Ekstremisti-prete-Srbima-i-regionu?fbclid=IwAR2yOKdxH2gfcLCgIseiSJ_4o-ehOnGsHszg1vJAxcEU03n9Vbj7s0ENUBs

Pjesë nga artikulli i “Kosovo-online.com” i përkthyer në shqip:

Ish-oficeri i KOS-it, Ljuban Karan, ka thënë se mund të pritet që shërbimet perëndimore të përdorin islamikët radikalë për të sulmuar popullin serb në Kosovë kur të gjykojnë se kjo është më e mira për ta, transmeton Politika.

Në një dokument të mbajtur nga anëtarët e disa misioneve diplomatike në Prishtinë, ndër të tjera mund të lexohet se ekspertët paralajmërojnë se islami radikal po përhapet gjithnjë e më shumë në Kosovë, gjë që mund të kërcënojë serbët vendas, përfshirë edhe anëtarët e KFOR-it.

“Diçka e ngjashme është edhe në Ballkan. Gjithçka që ata e quanin terroristë në fillim, në ndërkohë u bënë aleatë të tyre. Ata kanë tolerancë të madhe ndaj atyre që morën pjesë në betejat e botës, nëse do të ishin në anën e aleatëve të tyre. Perëndimi i ka kthyer terroristët në lëvizje politike dhe kjo krijon probleme serioze sigurie”, thotë Karan.


Në artikull, përveç që pretendohet për ekzistimin e grupeve të radikalëve islamikë, autori dhe bashkëbiseduesi (ish-ushtarakun serb) shkojnë më tutje, duke paraqitur si rrezik angazhimin e tyre nga, siç shkruan, ana shërbimeve perëndimore, për t’i sulmuar serbët e Kosovës.

Megjithatë, këto pretendime të bëra në këtë artikull, nuk kanë janë të bazuara në ndonjë fakt. Pra, në artikull nuk gjendet asnjë dokument apo dëshmi që mbështesin këto pretendime.

Përkundrazi, në artikull akuzohen shtetet perëndimore për bashkëpunim me, siç thuhet, radikalët islamikë, kur dihet se janë vetë këto shtete, në krye me SHBA, që kanë formuar Koalicionin kundër ISIS-it, pjesë e së cilës është edhe Kosova (shih ueb-faqen e Koalicion Global për luftimin e ISIS-it).

Po ashtu, pretendimet për shtimin e aktiviteteve të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë artikulli i mbështet në informacione të vjetra e të pa konfirmuara:

Organizata të shumta misionare janë aktive edhe në Kosovë dhe përhapin interpretimin saudit të islamit vehabist atje, për shembull, duke dërguar predikues. Mund të përcaktohet përfshirja e vazhdueshme financiare arabe si e individëve dhe organizatave të shumta joqeveritare myslimane, si dhe e shtetit dhe institucionet gjysmështetërore, të cilat rekrutojnë të rinj të papunë. Një pjesë e parave përfundon në Bashkësinë Islame të Kosovës”, shkruhet në këtë dokument, mëson jozyrtarisht “Politika”.


Argument tjetër që kundërshton këto pretendime janë edhe raportet e instituteve kredibile vendore e ndërkombëtare, gjetjet e të cilave tregojnë për rënie të dukshme të prezencës së individëve të përfshirë në këto grupe radikale, e aq më pak ekzistimin e ndonjë organizimi apo aktiviteti tyre në Kosovë.

Sipas një raporti të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) të publikuar në janar të vitit 2020 (hap këtu vegëzen e artikullit), thuhet se të kthyerit nga luftërat e Lindjes së Mesme, paraqesin një rrezik fare të vogël, gjë që bije në kundërshtim me pretendimin e këtij artikulli. Në pjesën konstatuese të raportit të QKSS me titull “Zbërthimi i përgjigjes së Kosovës ndaj të kthyerve nga Zonat e luftës në Siri dhe Irak” thuhet se:

Të kthyerit mbështeten me strehim, regjistrimin e fëmijëve në shkollë, një paketë të ndihmës financiare emergjente, seanca këshillimore dhe mbështetje  të vazhdueshme përmes skemës së ndihmës sociale. Raporti konstaton edhe se shumica e të kthyerve janë rikthyer me sukses në shoqëri, dhe kjo si rezultat i lidhjeve të forta të bashkësisë dhe familjes.


Analiza:

Artikulli i medias në gjuhën serbe, të stacionuar në veri të Kosovës (këtu) “Kosovo-online.com” ngritë një pretendim në titull, të cilën nuk e argumenton me asnjë fakt në përmbajtje. Pra pretendimi i ngritur në titull “Shërbimet perëndimore mund të përdorin islamikë radikalë për të sulmuar serbët në Kosovë” bazohet në një deklaratë të pabazë dhe nuk përputhet fare me përmbajtjen e artikullit.

Po ashtu, pretendimet e pasqyruara për shtimin e ekstremizmit të dhunshëm fetar me aktivitete në Kosovë nuk qëndron bazuar në raportet e instituteve kredibile në Kosovë. Edhe ndërlidhja e përdorimit të grupeve të ekstremizmit të dhunshëm fetar nga shërbimet perëndimore për t’i goditur serbët nuk qëndron për faktin se shtetet perëndimorë kanë marrë iniciativa dhe kanë krijuar aleanca, në të cilat bënë pjesë edhe Kosova, për luftimin e ekstremit të dhunshëm fetar.

Bazuar në metodologjinë e hibri.info, ky artikull vlerësohet si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Translate »