Mediumi në gjuhën serbe “Novosti” dje (29 mars) ka publikuar një artikull me titull “HAPI I RI DREJT SHQIPËRISË SË MADHE: Iniciativë e rrezikshme në Shkup – Serbia dhe Srpska duhet të “mbyllin radhët”.
Mediumi në fjalë, nismën e marrëdhënieve katërpalëshe mes katër shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi) për lansimin e platformës– QUAD që harmonizon 100% politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të këtyre shteteve në raport me atë BE-së, e interpreton si një hap drejt “Shqipërisë së Madhe”, e që sipas “Novostit” mund të nxit një konflikt të ri në Ballkan.
Për pretendimin e bërë ky medium nuk ofron asnjë fakt.
Vegëza e artikullit të publikuar në “Novosti”:

Pjesë të artikullit të publikuar në “Novosti”:
Nën stafetën e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në Shkup u krijua një tjetër kornizë institucionale për të realizuar projektin e rrezikshëm të “Shqipërisë së Madhe” që mund ta sjellë të gjithë Ballkanin në prag të destabilitetit dhe konfliktit të ri – iniciativa e Katërshes së Ballkanit Perëndimor.
Pretendimi i të përditshmes serbe se lansimi i platformës QUAD nga ana e katër shteteve është hap drejt “Shqipërisë së Madhe” paraqet interpretim të pa bazuar në fakte konkrete.
Iniciativa në fjalë ka të bëjë me harmonizimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së i të katër vendeve të grupit QUAD në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, kërcënimeve hibride, krizës energjetike dhe pasojave ekonomike të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës. (këtu)
Pra, në këtë nismë nuk bëhet fjalë për ndonjë iniciativë që do të rezultoi me “Shqipërinë e Madhe” siç pretendohet por, për harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe vlerat e botës demokratike. (këtu)
Analiza:
Mediumi në gjuhën serbe “Novosti” pretendon pa fakte se lansimi i platformës QUAD nga katër shtete (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi) është një hap drejt “Shqipërisë së Madhe”, që mund të nxit një konflikt të ri në Ballkan.
Në fakt, nisma QUAD ka të bëjë me rreshtimin 100% të politikës e Jashtme dhe të Sigurisë me atë BE-së nga ana e katër shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “teori konspirative”.
Vlerësimi:
Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.