info@hibrid.info
Publikohet lajm i vjetër me pretendim të paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar dje (20 tetor) një artikull me titull “Vuçiq: Nëse Kosova nuk e ndr yshon ve ndimin at ëherë pa sojnë ma sat”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se lajmi është i vjetër (21 shtator 2021) atëkohë kur Vuçiq kishte ishte deklaruar për reciprocitetin për targa.

Ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë këtë lajm të vjetër si aktual, duke shtyrë lexuesit të klikojnë në të.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/10/20/39642/?fbclid=IwAR14l8lFc_ksxlsnGn8-D-1j2BYNuam3Q4DR6f-iC9PNgutwbWkp_CtyTKE

Pjesë të artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

Pr esidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia do të ma rrë pa rasysh ma s at ku ndër Kosovës në di tët e ar dhshme dhe më pas do të da lë me to.

“Ne dua m të tr egojmë vu llnet të mi rë dhe t’i ja pim kohë Prishtinës për të ndr yshuar ve ndimet e kë q i ja, nëse ata nuk du an, ne do të ma rrim masa për të mbr ojtur Serbinë,” tha Vuçiq pas se ancës së Kë shillit të Si gu ri së Ko mbëtare.


I njëjti artikull është publikuar dje (20 shtator) edhe në Facebook, nga faqja “alb info”, e cila numëron afër 33 mijë ndjekës,  “koha e re” me rreth 7 mijë ndjekës dhe “Informohu Shqip” me rreth 19 mijë ndjekës. (këtu, këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (shtator 2021) në disa media online në Kosovë. (këtu, këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2021 me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Lajmi kishte të bënte me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, e bërë në shtator të vitit të kaluar (2021) në lidhje me reciprocitetin për targa.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinfomatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »