Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (26 shkurt) një artikull me titull “Nesër mbahet konferenca ndaj Thaçit e të tjerëve, këto janë pyetjet që presin përgjigje nga ZPS”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër.
Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale (14 shkurt) nga portali “betimiperdrejtesi.com”.
Ky portal kishte njoftuar se me 15 shkurt do të mbahej konferenca përgatitore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për gjykimin në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Pra, faqet në Facebook si “Exclusive Albania Today”, “Feja Ime” dhe “Shqipet”, janë munduar që këtë artikull të vjetër ta paraqesin si aktual, kështu duke lënë vend për keqinformim te lexuesit.
Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Exclusive Albania Today”, “Feja Ime” dhe “Shqipet”:

Artikullin e publikuar në kohë reale (15 shkurt) nga portali “betimiperdrejtesi.com” mund ta gjeni këtu.

Analiza:
Disa faqe në Facebook kanë publikuar një artikull të vjetër në lidhje me mbajtjen e konferencës përgatitore të ZPS-së për gjykimin në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Këtë artikull të datës 14 shkurt, faqet e lartcekura e kanë publikuar me datë 26 shkurt, me pretendimin ta paraqesin si aktual.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.