Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (20 janar) një shpallje të rreme për shitjen e një banese me çmim jo real.
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo shpallje i përket një banese tjetër, e jo asaj që shfaqet në fotografi, si dhe çmimi prej 32 mijë e 500 euro është i rremë.
Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia e që shfaqet në artikull i përket një shpalljes tjetër, e që kjo banesë është në shitje për 360 mijë euro.
Ndërsa përshkrimi në këtë artikull, i përket një banese tjetër, e cila është në shitje për 95 mijë euro.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “newslink4.com”, “fakti.newslink4.com” dhe “news.newslink4.com”:
Artikulli me shpallje të rreme është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Publiciteti”, “O bab o bab” dhe “33shi.com”.
Hibrid.info ka arritur të gjejë shpalljen reale lidhur me shitjen e kësaj banese, e cila është publikuar më 3 maj 2022 dhe ka çmim prej 95 mijë euro. (shih këtu)

Ndërsa fotografia në artikullin e publikuar në portalet e dyshimta i takon një shpalljes tjetër.
Hibrid.info ka arritur të gjejë shpalljen për shitjen e banesës që gjendet në këtë fotografi, e cila është në shitje për 360 mijë euro. (shih këtu)

Analiza:
Portale të dyshimta kanë publikuar një shpallje të rreme për shitjen e një banese me çmim jo real.
Këto portale kanë përdorur një përshkrim për shitjen e një banese të cilës i kanë vënë fotografi të një banese tjetër, duke u munduar ta paraqesin atë si reale.
Gjithashtu, në titull pretendohet rrejshëm se kjo banesë është në shitje për vetëm 32 mijë e 500 euro.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.