Portali i dyshimtë “freshneës213.com” ka publikuar dje (8 maj) një shpallje të rreme për shitjen e një banese me çmim jo real.
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo banesë nuk është në shitje, por e njëjta lëshohet me qira.
Gjithashtu, edhe përshkrimi i kësaj shpallje është i rremë, ku pretendohet se banesa ka 75 metra katrorë dhe është në shitje për vetëm 25 mijë euro.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “freshnews213.com”:
Hibrid.info ka arritur të gjejë shpalljen reale lidhur të publikuar në platformën “banesaneshitje.com”, e cila lëshohet me qira në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. (shih këtu)

Artikulli me shpallje të rreme është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Feja Ime” dhe “Exclusive Albania Today”. (shih këtu dhe këtu)

Analiza:
Portali i dyshimtë “freshnews213.com” ka publikuar një shpallje të rreme për shitjen e një banese.
Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo shpallje është e rreme. Gjithashtu, është gjetur shpallja me fotografinë e kësaj banese, e cila nuk është në shitje, por lëshohet me qira.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.