Faqja në Facebook me emrin “financimi” me datë 30 prill ka publikuar një postim me pretendim se jep kredi për blerje të shtëpisë, makinës, me interes prej 2%.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në faqen “Kredi personale” nuk ka asnjë të dhënë që dëshmon kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën. (shih këtu)
Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “financimi”:
Kjo faqe në këtkërkon që të interesuarit për kredi të kontaktojnë direkt në “Messenger”.
Postimi i faqes “financimi” në Facebook:
Kjo faqe që ka vetëm 7 ndjekës, në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. Bazuar në komentet e lexuesve, shihet se disa nga ta e kanë marr si të mirëqenë postimin e kësaj faqe, duke kërkuar të dhëna shtesë për marrjen e kredisë. (shih fotografinë më poshtë)
Analiza:
Bazuar në verifikimin e fakte, hibrid.info ka vërtetuar se faqja “financimi” ka pretenduar rrejshëm se jep kredi me vetëm 2% interes.
Duke u bazuar në faktin se kjo faqe numëron vetëm 7 ndjekës, dhe të njëjtës i mungojnë të dhëna shtesë që dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën e saj, ky postim nga kjo faqe merr vlerësimin si “Mashtrim”.