info@hibrid.info
Simiq pretendon pa fakte se Policia e Kosovës ka gjuajtur me armë zjarri në shtëpitë private në veri
shape
shape
shape

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në emisionin “Jutro” në televizionin serb TV Prva, ka pretenduar se pjestarët e Policisë së Kosovës, gjatë të aksionit të së mërkurës (13 tetor), “kanë shtënë me armë zjarri nëpër shtëpi private ku kishte edhe gra shtatzëna, nëna dhe fëmijë”.

Mirëpo, ky pretendim i tij nuk argumentohet me asnjë fakt. Gjithashtu një gjë e tillë nuk raportohet të ketë ndodhur në veri të vendit.

“Jeta e serbëve në Kosovë ishte në rrezik. Këta njerëz janë të frikësuar sepse ata qëlluan nëpër shtëpi ku ishin edhe gra shtatzëna, nëna dhe fëmijë. Ata janë të frikësuar por kjo nuk do të zgjasë shumë sepse një situatë e tillë nuk do të tolerohet. Ata janë duke kërkuar një pretekst që t’i luftojnë serbët nën pretekstin se po luftojnë kundër ‘biskotave plazma”, ka thënë ndër të tjerash Simiq për TV Prva.

Më poshtë mund të gjeni vegzën e intervistës së Simiqit dhënë për televizionin serb TV Prva:


Më poshtë mund të gjeni deklaratën e Simiqit të përkthyer në gjuhën shqipe:

“Kosova dërgoi ROSU-në për të hedhur topa gazi në drejtim të civilëve në Kosovë, përfshirë Mitrovicën dhe Zveçanin. Një serb është lënduar rëndë nga ky aksion”.

“Jeta e serbëve në Kosovë ishte në rrezik. Këta njerëz janë të frikësuar sepse ata qëlluan nëpër shtëpi ku ishin edhe gra shtatzëna, gra, nëna dhe fëmijë. Ata janë të frikësuar por kjo nuk do të zgjasë shumë sepse një situatë e tillë nuk do të tolerohet. Ata janë duke kërkuar një pretekst që t’i luftojnë serbët nën pretekstin se po luftojnë kundër ‘biskotave plazma”.

“Populli jonë është i vendosur të mbijetojë dhe të qëndrojë në Kosovë. Ne duhet të gjejmë rrugën të mbrojmë popullin tonë në Kosovë. Nuk e di nëse do ta dërgojnë prapë ROSU-në tek njerëzit që i kanë duart lart, janë të dorëzuat”.


Disa nga mediat serbe që kanë publikuar deklaratën e Simiqit:

http://www.tanjug.rs/full-view.aspx?izb=690037

https://www.rtv.rs/sr_lat/politika/simic-nigde-u-svetu-se-ne-sprovodi-inspekcija-uz-duge-cevi_1280035.html

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/simic-na-kim-jutros-mirno-ali-srbi-uplaseni-i-besni-14-10-2021?fbclid=IwAR2MO-TZGX2pgG-N0ZE_qNzCvRQfv1a7Acp_M33X8TRrPDVWWEB94K6gCIk


Edhe në komunikatat për medie të lëshuara nga Policia e Kosovës, nuk raportohet që të ketë patur të shtëna me armë zjarri nëpër shtëpitë private në veri, siç pretendohet pa fakte nga Igor Simiq.

Komunikatat për medie të lëshuara nga Policia e Kosovës:

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4565694553491045

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4566309896762844

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4567475583312942


Analiza:

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka pretenduar pa fakte se pjestarët e Policisë së Kosovës në aksionin e djeshëm në veri të vendit kanë shtënë me armë zjarri nëpër shtëpi private, ku sipas tij aty kishte nëna, fëmijë dhe gra shtatzëna.

Edhe në komunikatat e lëshuara nga Policia e Kosovës, nuk raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri nëpër shtëpitë private në veri të vendit.

Pasi pretendimi i nënkryetarit të Listës Serbe nuk bazohet në asnjë fakt se pjestarët e Policisë së Kosovës kanë gjuajtur me armë zjarri në shtëpi private, hibrid.info e ka vlerësuar atë si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Translate »