Llogaria në TikTok me emrin “mysterius8hz” që publikon materiale në gjuhën shqipe, me datë 28 shkurt ka publikuar një video material 31 sekonda në të cilin shfaqet një grua duke ngrënë mish të gjallë në një dyqan.
Në këtë video material, kjo llogari ka vënë mbishkrimin “OPEN YOUR EYES” (Hapni sytë) dhe “E HËNGRI MISHIN TË GJALLË”.
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky video-material është shkëputur nga një skenë e një filmi të zhanrit horror “Devil’s Due”.
Si duket llogaria e lartcekur është munduar që këtë skenë të filmit ta paraqesë si diçka reale.
Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “mysterius8hz” në TikTok:
https://www.tiktok.com/@mysterius8hz
Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur se video-materiali është shkëputur nga skena e filmit horror “Devil’s Due”, i publikuar në vitin 2014. (shih këtu)
Hibrid.info ka arritur të gjejë këtë film të publikuar edhe në platformën “Youtube” në vitin 2014 nga kanali “cedric tatouage”. Në minutën 28:50 shfaqet edhe skena e këtij filmi, ku shihet një grua duke konsumuar mish të gjallë në një shitore. (shih këtu videon nga minuta 28:50)
Analiza:
Bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info është vërtetuar se llogaria “mysterius8hz” ka publikuar një skenë nga filmi horror “Devils’ Due”, të cilin siç duket është munduar ta paraqesë si reale.
Në këtë video-material shfaqet një grua duke konsumuar mish të gjallë. Llogaria e lartcekur, këtij video-materiali i ka vënë edhe mbishkrimin “OPEN YOUR EYES” (Hapni sytë) dhe “E HËNGRI MISHIN TË GJALLË”. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.