info@hibrid.info
EDU

Rishikimi i javës: Lajme të rreme për armatosjen e Kosovës, përmbajtje të paverifikuara rreth konfliktit Izrael-Hamas, clickbait artikuj për tema të ndryshme

Përmbajtjet e paverifikuara, lajmet e rreme dhe artikujt clickbait janë kategoritë që kanë mbizotëruar në ekosferën keqinformuese në përmbajtjet në gjuhën shqipe. Përmbajtjet e paverifikuara janë publikuar në Facebook si imazhe të rremë nga protesta, furnizime me armë dhe përshkrimin e gjendjes nga konflikti Izrael-Hamas. Artikuj clickbait janë publikuar në portale informative dhe mediat sociale […]

EDU

Rishikimi i javës: Lajme të rreme në mediat sociale, clickbait artikuj në portale informative, mashtrime me video deepfake

Lajmet e rreme kanë dominuar ekosistemin keqinformues në gjuhën shqipe gjatë javës që shkoi. Lajmet e rreme të publikuara në mediat sociale TikTok dhe Facebook ishin pretendime se do të ketë sulme dhe shumë viktima në veri të Kosovës, se pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner janë parë duke lëvizur nga Mitrovica në drejtim të […]

EDU

Rishikimi i javës: Lajme të rreme në TikTok, mashtrime me video-materiale të figurave publike, përmbajtje të paverifikuara në mediat sociale për konfliktin Hamas-Izrael

Java që shkoi u karakterizua me dominimin e lajmeve të rreme në ekosferën keqinformuese në përmbajtjet në gjuhën shqipe. Lajmet e rreme të publikuara në TikTok dhe portale të dyshimta kishin të bënin me temat si: imazhi me AI i stadiumit të Kombëtares së Shqipërisë, se tërmet i fortë e godet Shqipërinë, se Kosova po […]

EDU

Rishikimi i javës: Clickbait artikuj nga portale informative, dezinformata rreth konfliktit Izrael-Hamas, përmbajtje mashtruese në mediat sociale

Përmbajtjet clickbait kanë dominuar ekosistemin keqinformues në gjuhën shqipe gjatë javës që shkoi. Artikujt që janë vlerësuar si clickbait ishin lidhur me ngjarje të ndryshme kryesisht të publikuara në portale informative për raste tragjike, tërmete, skandale seksuale, humbje jete, plagosje, vrasje, që nuk kishin ndodhur në hapësirën shqipfolëse dhe nuk ju ishte bërë e ditur […]

EDU

Rishikimi i javës: Teori konspirative në mediat serbe, përmbajtje të paverifikuara në mediat sociale rreth konfliktit Hamas-Izrael, deklaratë gjysmë e vërtetë e ministrit Sveçla për pagesat e policëve

Java që shkoi u karakterizua me dominimin e përmbajtjeve të paverifikuara dhe dezinformatave në ekosferën keqinformuese në përmbajtjet në gjuhën shqipe. Si përmbajtje të paverifikuara janë vlerësuar imazhe të ndryshme të publikuara nga faqe dhe llogari të ndryshme në media sociale lidhur me konfliktin Hamas-Izrael. Dezinformatat janë publikuar në rrjetet sociale ndërlidhur me konfliktin Hamas-Izrael, […]

EDU

Rishikimi i javës: Video-materiale të paverifikuara dhe dezinformuese për konfliktin Izrael-Hamas, raportohet gabimisht për dënimin e ministres Hajdari, clickbait lidhur me ngjarje tragjike

Dezinformatat dhe përmbajtjet e paverifikuara janë dy kategoritë që kanë dominuar ekosistemin keqinformues në Kosovës gjatë javës së kaluar. Keqinformatat të cilat janë kategorizuar si dezinformatë janë publikuar kryesisht nga faqe në mediat sociale, përfshi video-materiale për konfliktin Izrael-Hamas. Përmbajtjet e paverifikuara kanë përfshi video-materiale të publikuara në mediat sociale lidhur me konfliktin Izrael-Hamas. Clickbait […]

Translate »