info@hibrid.info
Tërmeti i muajit shtator që u regjistrua në Himarë, paraqitet rrejshëm si aktual
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “new.focuslajme.mk” ka publikuar me datë 1 janar një artikull me titull “Lekundje termeti ne vendin tone. Ja ku ishte epiqendra”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “new.focuslajme.mk”:


Ky artikull është shpërndarë me datë 1 janar edhe në Facebook nga faqja “Lajme Ditore”, e cila numëron mbi 80 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (6 shtator), atëkohë kur në Himarë ishte regjistruar një tërmet prej 3 shkallë të rihterit. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Një portal i dyshimtë ka publikuar një artikull të vjetër të muajit shtator rreth një tërmeti të regjistruar në Himarë, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »