Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Tërmeti ndodhi në Greqi ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në jug të Shqipërisë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Dritare.net” ka publikuar dje (7 nëntor) një artikull me titull “Tërmet në jug të Shqipërisë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se epiqendra e tërmetit nuk ishte në jug  të Shqipërisë, por një i tillë është regjistruar në qytetin bregdetar të Greqisë, Igoumenitsa, e që dridhjet janë ndjerë edhe në jug të shtetit shqiptar.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje të artikullit, ku thuhet “Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë në Igumenicë të Greqisë. Raportohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në Gjirokastër, Sarandë dhe zonat e tjera përreth”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Dritare.net”:

https://dritare.net/ngjarjet-e-dites/-ne-jug-te-shqiperise-i753172


I njëjti artikull është publikuar edhe në portalin tjetër informativ “Kosovapost.net”, duke e cituar mediumin online “Dritare.net”. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se tërmeti nuk ka ndodhur në jug të Shqipërisë, hibrid.info ka hulumtuar në platformën online të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (ESCM), e cila raporton për tërmetet që godasin pjesën e Evropës.

Në këtë platformë  qartësohet se epiqendra e këtij tërmeti prej 4.5 ballësh ishte regjistruar në Igoumenitsa të Greqisë. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pretendimin se një tërmet ka ndodhur me 7 nëntor në jug të Shqipërisë.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se epiqendra e këtij tërmeti nuk ishte në jug të Shqipërisë, por në Greqi, e që dridhjet e tij janë ndjerë edhe në shtetin shqiptar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere