Shkroi: Etrit Rexhepi
Është publikuar një artikull që ka raportuar për një tërmet.
Artikulli i publikuar (20 mars) nga portalet e dyshimta, “versus.al” dhe “miimall.com” është shpërndarë në disa faqe në Facebook, ndërsa artikulli i publikuar nga portali tjetër i dyshimtë, “zilsesleri.net” është postuar si koment i bashkangjitur imazheve, ku raportohej ngjarja (shih këtu).
Çka nuk shkon me raportimin?
Hibrid.info gjeti se në tituj të raportimeve nuk është bërë e qartë ku ka ndodhur ngjarja.
Fotografia e titujve në artikuj

Fotografia ku është bashkangjitur artikulli si koment

Vendi se ku ka ndodhur tërmeti tregohet në kreun e artikullit, kur thuhet se, “Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter ka rënë në Indonezi duke përhap panik tek banorët e zonës”.
Ndërsa në lajmin e publikuar në portalin, “zilsesleri.net”, nuk tregohet vendi i ngjarjes as në titull as në brendësi.
Këto lajme janë publikuar nga portale të dyshimta në gjuhën shqipe, prandaj mungesa e sqarimit të vendit të ngjarjes, mund lë hapësira për lexim nga audienca, se tërmeti ka ndodhur në hapësira shqipfolëse.
Analiza:
Pretendimi për një tërmet, i publikuar nga disa media të dyshimta në gjuhën shqipe është i saktë.
Por, në titull nuk sqarohet se ngjarja ndodhi në Indonezi.
Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Clickbait”.
Arsyetimi:
“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.