info@hibrid.info
Titulli nuk e qartëson se ngjarja ka ndodhur në Rusi
shape
shape
shape

Mediumi informativ me emrin “Kosova-Sot.info” ka publikuar dje (14 dhjetor) një artikull me titull “E trishtë: Qentë endacakë sulmojnë brutalisht një vajzë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet se “Ky është momenti kur një tufë e qenve endacakë sulmojnë dhe i shkaktojnë lëndime një vajze 9-vjeçare në një qytet në Rusi,”.

Portal informativ në fjalë është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), andaj si I tillë, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit duke i bërë ata që të mendojnë se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/699740/e-trishte-qente-endacake-sulmojne-brutalisht-nje-vajze-9-vjecare/


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediat e huaja, për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka ndodhur në Rusi. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me një sulm të qenve endacakë të ndodhur në Rusi.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »