info@hibrid.info
Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për një ligj të mundshëm në Zvicër
shape
shape
shape

Portali informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info”, ka publikuar një artikull me titull “A duhet në transportin publik të bëhet obligative mbajtja e maskës?”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron për transportin publik të cilit shtet është ngritur kjo çështje.

Artikulli edhe në vazhdim të përmbajtjes nuk e sqaron dhe nuk e përmend asnjëherë që bëhet fjalë për një ligj për mbajtjen e maskës që mund të hyjë në fuqi në Zvicër.Në artikull përmenden Këshilli Federal, ligjet, dhe citohen persona zyrtar të huaj, por pa sqaruar se kush janë ata dhe për cilin vend po flitet.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shiko këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shiko këtu), titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit duke i bërë ata që të kuptojnë se bëhet fjalë për ndonjë ligj që ka të bëjë me transportin publik në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/698089/a-duhet-ne-transportin-publik-te-behet-obligative-mbajtja-e-maskes/?fbclid=IwAR0zjXySlW_-eimzkPAOnx1SJ9bjgs0zBelYDWdmUvxhOeMpRqT2f-qNORc


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me Zvicrën, hibrid.info ka gjetur artikullin që e tregon këtë në portalin në gjuhën shqipe por që operon në Zvicër “Albinfo.ch” (shih këtu), si dhe në mediumin zviceran “20min.ch” (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me planin e Këshillit Federal të Zvicrës për mbajtjen obligative të maskave në transportin publik atje, por që në titull nuk sqarohet se për cilin shtet bëhet fjalë.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se lajmi ka të bëjë me ndonjë ligj që do nisë zbatimin në vendin tonë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »