info@hibrid.info
Titulli nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (9 gusht) një artikull me titull “43 të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja, prandaj si i tillë, konsiderohet si titull përgjithësues.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, kur thuhet se, “Zyrtarët lokalë në Rusi thanë se të paktën 43 persona janë plagosur nga një shpërthim në një fabrikë optike në qytetin Sergiyev Posad, rreth 70 kilometra larg Moskës…”.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, mund t’i dezinformojë lexuesit se lajmi ka të bëjë me ndonjë gazetar në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediume të huaja, të cilat kanë raportuar në lidhje me këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në lidhje me shpërthimin në një fabrikë në qytetin rus, Sergiyev Posad, por që në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Mediumi online “kosova-sot.info”, i cili është portal, që vepron në Kosovë duke u bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për këtë shpërthim, nga ky portal, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë fabrikë në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »