info@hibrid.info
Titulli nuk sqaron se sekuestrimi i kokainës ka ndodhur në Spanjë
shape
shape
shape

Portali informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info”, ka publikuar një artikull me titull “Policia sekuestron 11 tonë kokainë”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron për policinë e cilit shtet bëhet fjalë.

Lajmi qartësohet në përmbajtje, ku thuhet se “Policia spanjolle sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës”.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shiko këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shiko këtu), titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit duke i bërë ata që të kuptojnë se bëhet fjalë për ndonjë aksion të kryer nga Policia e Kosovës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/699515/policia-sekuestron-11-tone-kokaine/?fbclid=IwAR3amQt9KRp_ORnBXrETBwxnP8xc0Naxe3i6C4hhlSkNbL5JfB9ldtYjtV4


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me një aksion të policisë spanjolle, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa media të huaja që kanë raportuar për këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me sekuestrimin e 11 tonëve kokainë nga policia e Spanjës, por që në titull nuk sqarohet se për cilën polici bëhet fjalë.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se lajmi ka të bëjë me ndonjë aksion të Policisë së Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »