info@hibrid.info
Titulli nuk tregon se për ish-kryeministrin e cilit shtet bëhet fjalë
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (21 mars) një artikull me titull “Ish-kryeministri e pranon: Kam mashtruar Parlamentin”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk qartëson se për kryeministrin e cilit shtet bëhet fjalë.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka pranuar se ka mashtruar Parlamentin lidhur me festat që thyenin rregullat e Covid-it, por mohoi se e bëri atë me qëllim”.

Po ashtu, artikulli është ilustruar me fotografinë me mbishkrimin “Lajmi i fundit” e që në fakt nuk i korrespondon përmbajtjes, duke e ditur se portali informativ “Kosova-sot.info” është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja si lajm i fundit ka të bëjë me Kosovën.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/668536/ish-kryeministri-e-pranon-kam-mashtruar-parlamentin/?fbclid=IwAR2qq0F8vhu7RR-h4r2wT0ZSY99AYGcqHrqEy7Ot5z3UzyI_soV1KIh3DH4

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka pranuar se ka mashtruar Parlamentin lidhur me festat që thyenin rregullat e Covid-it, por mohoi se e bëri atë me qëllim.

Johnson ka publikuar një mbrojtje prej 50 faqesh. Në të, ai thotë se garancitë e tij për deputetët se rregullat e bllokimit ishin ndjekur u bënë me “mirëbesim”. Ish-kryeministri është bërë pjesë e një skandali të qujatur ‘Partygate’, pasi ka zhvilluar disa festa gjatë periudhës së pandemisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka të bëjë me ish-kryeministrin britanik Boris Johnson, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume të huaja. (këtu, këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që flet mashtrimin e parlamentit nga ana e ish-kryeministrit.

Mirëpo, këtij artikulli, ky portal i ka vënë titull përgjithësues që nuk tregon se për kryeministrin e cilit shtet bëhet fjalë. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se fjala është për ish-krysministrin britanik, Boris Johnson.

Gjithashtu, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk korrespondon me përmbajtjen, pasi e njëjta paraqet mbishkrimin “Lajm i fundit” përkundër faktit se lajmi nuk përbën interes primar për shumicën e lexuesve shqipfolës të këtij portali.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »